LAJMI I FUNDIT:

​Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

​Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

Ka shkuar në tetë numri i sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e dyta Evropiane Minsk 2019, që mbahen prej 21-30 qershor në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë.


Distria është bartësja e dytë në kategorinë deri 48 kilogramë, Majlinda është e katërta (-52 kg), Nora e para (-57 kg), Akili i katërta (-73 kg), ndërsa Loriana e teta (-78 kg). Trajneri i xhudos, Driton Kuka, beson se edhe nga Minsku do të kthehen me medalje.

“Normalisht, gjasat janë për medalje dhe besoj që do të kthehemi me medalje, sa e qysh mbetet të shihet. Në xhudo, Lojërat Evropiane janë edhe Kampionat Evropian, domethënë do të jetë shumë garë e fortë”, ka deklaruar Kuka për noc-kosovo.org.

Pikërisht në xhudo, Kosova numëron një medalje të bronztë të fituar nga xhudistja Nora Gjakova, në debutimin e ekipit tonë në Baku 2015.

Para xhudistëve, por me ftesë, KOK-ut i është konfirmuar edhe pjesëmarrja e boksieres, Donjeta Sadikut, karateistit, Alvin Karaqi dhe pingpongistit, Fatih Karabaxhaku.

Afati i dërgimit të konfirmimeve nuk është mbyllur ende dhe në ditët në vijim ka gjasa të vije në KOK edhe konfirmimi për ndonjë sportist të sporteve tjera. /KP/

Në trend Sport

Më shumë
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Super Liga
Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Përfaqësueset
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Superliga
De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

La Liga
Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

La Liga
Kalo në kategori