LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja nga MPMS: Për lehonat bizneset do të paguajnë tre muajt e parë, shteti paguan edhe gjashtë muaj të tjerë, do të paguhen edhe nënat e papuna (Video)

Zyrtarja nga MPMS: Për lehonat bizneset do të paguajnë tre muajt e parë, shteti paguan edhe gjashtë muaj të tjerë, do të paguhen edhe nënat e papuna (Video)

Mimoza Kqiku, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka thënë se ky institucion shtetëror ka bërë reforma sa i përket punësimit të femrave në Kosovë.

Kqiku, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se tashmë Ministria ka dalë me një projektligj të veçantë sa u përket lehonave dhe pushimit prindëror.

“Jemi të vetëdijshëm se shtatzënat dhe lehonat e kanë pësuar më së shumti dhe kanë qenë më të diskriminuara sa i përket tregut të punës”, tha Kqiku, përcjell Telegrafi.


Ajo ka thënë se Projektligji për lehonat dhe pushimin prindëror do të sillet shumë shpejt në Kuvend për miratim.

“Kemi përcaktuar që për pushimin e lehonisë, tre muajt e parë do të paguhen 70% të pagës bazë nga biznesi ndërsa gjashtë muajt tjerë të paguhen nga shteti në mënyrë që të lehtësohen bizneset”.

Kqiku ka thënë se risi e projektligjit të ri është edhe pagesa e lehonave që nuk janë të punësuara, dhe sipas saj kjo po bëhet për shkak të rënies së natalitetit në Kosovë.

Përfaqësuesja nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka inkurajuar femrat që të regjistrohen në qendrat e punësimit, në mënyrë që të përfitojnë aftësime profesionale që u mundëson shteti e më pas të hapin biznese.

“Ne shpesh përballemi me ankesa nga bizneset se nuk po munden të gjejnë kuadro që atyre u duhet. Ne kemi mbyllur vitin e kaluar me 14,000 vende pune të paplotësuara në Kosovë”, tha ndër të tjera Mimoza Kqiku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel

Drejtësi
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë

Lajme
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Kalo në kategori