LAJMI I FUNDIT:

Ky është personi që vrau gruan, renë dhe veten (Foto)

Ky është personi që vrau gruan, renë dhe veten (Foto)

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në lagjen Dardania të Prishtinës, kur një burrë ka vrarë gruan, nusen e djalit dhe më pas veten.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria kanë dhënë detajet lidhur me këtë vrasje. Është bërë e ditur se dorasi, i cili më pas ka vrarë veten është një 61 vjeçar, kurse dy viktimat, bashkëshortja e dorasit një 60-vjeçare dhe reja e tyre një 28-vjeçare.

Vrasja në Prishtinë - vret gruan dhe nusen e djalit, pastaj veten
Lexo po ashtu Vrasja në Prishtinë - vret gruan dhe nusen e djalit, pastaj veten

Mediat kanë bërë publikë edhe emrat e viktimave, ku thuhet se dorasi është Hasan Krasniqi, kurse dy viktimat e tjera janë Hysnije dhe Remzije Krasniqi.


Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Në rrejtet sociale është publikuar fotografia e burrit, Hasan Krasniqi,  i cili dyshohet se kreu vrasjet.

Këta janë emrat e tri viktimave të vrasjes dhe vetëvrasjes në Prishtinë
Lexo po ashtu Këta janë emrat e tri viktimave të vrasjes dhe vetëvrasjes në Prishtinë

Ndërkohë në banesën ku ka ndodhur krimi janë prezente ekipet e forenzikës dhe po pritet nxjerrja e trupave.

Prokuroria ka njoftuar se dorasi kishte probleme mendore duke shtuar se ai më herët kishte ushtruar dhunë në familje.