LAJMI I FUNDIT:

Milani ndalet me barazim nga Parma  

Milani ndalet me barazim nga Parma  
Parma - Milan (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Milani nuk ka mundur të marrë më shumë se një barazim 1-1 te Parma në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë, por me vendasit që treguan diçka më shumë sa i përket rasteve.

Parma rrezikoi me anë të Fabio Ceravolo (13′, 39′) dhe Antonino Barilla (19′), ndërsa Milani provoi me Fabio Borinin (27′), por asnjëri nuk patën sukses.


Ndeshja u karakterizua me luftë të madhe për çdo top (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Rossonerët e morën lojën dhe dorë dhe pas disa tentativave arritën edhe ta gjejnë golin e epërsisë.

Ishte zëvendësuesi Samu Castillejo (69′), i cili shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Susos vetëm tre minuta pasi hyri në lojë.

Milani arriti të gjej golin edhe në minutën e 73-të, por goli i anulua nga VAR-i shkaku i një pozicioni jashtë loje.

Pas këtij goli të anuluar, Parma mori zemër dhe u hodh e gjitha në sulm duke arritur të gjejnë golin e barazimit me anë të Bruno Alves (86′), i cili shënoi nga gjuajtja e lirë për 1-1 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Me këtë barazim, Milani e sheh veten në pozitën e katërt me 56 pikë, ndërsa Parma e 13-ta me 36 pikë.

Në ndeshjen e radhës, kuqezinjtë udhëtojnë te Torino, ndërsa Parma te Chievo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori