LAJMI I FUNDIT:

Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll (Video)

Qendra për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll (Video)

Në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, të premten mbrëma janë vendosur 110 kosovarët e kthyer nga Siria.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj , të shtunën në një konferencë të përbashkët me ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe katër luftëtarë.


Javë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve në Evropë që t’i marrin dhe gjykojnë luftëtarët e grupit militant Shteti Islamik.

Të kthyerit nga Siria dërgohen në fshatin Vranidoll (Video)
Lexo po ashtu Të kthyerit nga Siria dërgohen në fshatin Vranidoll (Video)

Qeveria e Kosovës ka thënë atëbotë se do të veprojë njësoj si edhe shtetet e tjera anëtare të koalicionit global kundër Shtetit Islamik.

Më shumë se 400 qytetarë të Kosovës, kryesisht të rritur, kanë shkuar në gjashtë-shtatë vjetët e fundit në Siri dhe Irak për të luftuar në anën e grupit militant Shteti Islamik. /Rel/