Partia Demokratike e Kosovës ka përgëzuar institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, për kthimin e kosovarëve që kanë qenë në zonat e luftës në Siri.
Në një njoftim për media thuhet se Republika e Kosovës, ka dëshmuar maturinë e vet për t’i dalë në ndihmë secilit qytetar, duke mos i braktisur ata.
Sipas njoftimit, PDK vlerëson se shoqëria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.
“Partia Demokratike e Kosovës, përshëndetë operacionin e institucioneve të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë si dhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për kthimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës që kanë qenë në zonat e luftës në Siri. Sot, Republika e Kosovës ka dëshmuar maturinë e vet për t’i dalë në ndihmë secilit qytetar, duke mos i braktisur ata. Partia Demokratike e Kosovës, vlerëson se shoqëria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj kanë qenë jashtëzakonisht të vendosura në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit si dhe duhet të vazhdojnë edhe më tej me vendosmëri që të zbatojnë parimet e rendit tonë kushtetues dhe ligjor kundër çdo aktiviteti dhe personi që tenton, merr pjesë apo kryen vepra penale të kësaj natyre”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftimin e zyrës për informim të PDK-së, thuhet se fëmijët e Republikës së Kosovës e kanë vendin në shkolla dhe e ardhmja e tyre nuk mund të manipulohet nga askush.
“Në anën tjetër, kthimi i qytetarëve tanë nga zonat e luftës, veçanërisht i grave dhe fëmijëve është një hap që duhet të na inkurajojë për të punuar edhe më shumë që asnjëherë më qytetarët tanë të mos jenë viktimë e personave të papërgjegjshëm dhe të përfundojnë në vatrat e luftërave të huaja mbi çfarëdo lloj pretendimesh. Partia Demokratike e Kosovës përgëzon Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri për lidershipin e tij në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm dhe human për shtetin dhe shoqërinë tonë. Qytetarët e kthyer nga zonat e luftës, kanë kaluar periudha traumatike dhe ne si shoqëri duhet të kemi mirëkuptim, të kontribuojmë në rehabilitimin e tyre si dhe integrimin e tyre në jetën tonë shoqërore. Fëmijët e Republikës së Kosovës e kanë vendin në shkolla dhe e ardhmja e tyre nuk mund të manipulohet nga askush. Ky parim sot është bërë realitet dhe është kursi i duhur që duhet të ndjekim si shoqëri e përkushtuar për një rend liberal, e bazuar mbi vlerat më të larta të mirëkuptimit, tolerancës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin për media, nga zyra për informim të PDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta