LAJMI I FUNDIT:

Sot përfundon fushata, Reka, Siljanovska dhe Pendarovski kërkojnë mbështetje më 21 prill

Sot përfundon fushata, Reka, Siljanovska dhe Pendarovski kërkojnë mbështetje më 21 prill

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe sot kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.

Reka mbrëmë mbajti tubimin përmbyllës në Tetovë, ku të pranishëm ishin edhe kryetarët e partive prej të cilave ka marrë përkrahje, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami.


“Shënojmë histori për një Republikë për të gjithë, me ligjin mbi të gjithë. Për Republikën ku sundon drejtësia, e jo individi. Kundër shtetit të robëruar, të privatizuar, kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive. Veçanërisht kundër tregtisë me vota”, tha Blerim Reka.

Kandidatja e cila përkrahet nga opozita maqedonase, Gordana Siljanovska, sot ka qëndruar në Probishtip, prej ku tha se pushteti me ndryshimin e emrit të shtetit nuk ka bërë reformë, por katastrofë.

“Këtë verë kur pushteti të largohet, do të vijmë ne së pari me presidencën, më pas do të udhëheqim edhe kryeministrinë. Ju premtoj se çdo ditë do të punoj për t’i zgjidhur problemet e qytetarëve. Kërkoj mbështetjen tuaj më 21 prill dhe t’i japim fund të zezës që na ka kapluar”, tha Siljanovska.

Kandidati për kryetar shteti Stevo Pendarovski, i cili përkrahet nga partitë politike që janë në pushtet, sot në kuadër të fushatës parazgjedhore ka mbajtur takim me qytetarët në Strugë.

“Të bashkohemi rreth konceptit që çon përpara dhe siguron të ardhme për gjithë shoqërinë. Që e çon shtetin në BE dhe NATO. Dy ditë para votimeve, ju them se unë e mendoj vendin tonë si një shoqëri për të gjithë, shtet i integruar në BE dhe NATO”, tha Pendarovski.

Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore, ndërsa nis heshtja, e cila do të zgjasë deri në orën 19:00 të 21 prillit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Lajme
Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Ura e Badocit u lëshua për qarkullim pa përfunduar testimi final, intervistohet një person

Lajme
Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Partitë politike, fushata zgjedhore e mediat ‘në llupën” e BE-së, flet Nathalie Loiseau, shefe e misionit për zgjedhje

Politikë
​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

​LDK sfidon Kurtin, i kërkon debat publik me Abdixhikun

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Ndotja e lartë e ajrit, IKSHKP del me rekomandime se si të veprojmë për ta reduktuar rrezikun

Lajme
Kalo në kategori