20 vite më parë në njërën prej betejave më të lavdishme të UÇK-së, në Koshare ka rënë dëshmorë gjenerali Sali Çekaj.
Bashkëluftëtari i Sali Çekajt, ish-komandanti i batalionit 2, Brigada 138, Fadil Hadërgjonaj, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka rrëfyer momentin e rënies së heroit Sali Çekaj.
Hadërgjonaj tregon se gjatë luftimeve në Koshare, Sali Çekaj ka grumbulluar disa ushtarë dhe ka vendosur t’i dalë në ndihmë grupit të tij.
“Forcat elitare serbe na ishin futur nga krahu i majtë. Shyqyr Zotit ushtarët nuk e kanë ditur se kush janë, por unë i kam njohur. Ato njësi kishin pajisje të teknologjisë së lartë që dedektonin gjallesat përmes nxehtësisë. Salihu më ka pyetur në radio-lidhje se ku gjendemi dhe unë i kam shpjeguar se do të bëj dy gjuajtje në ajër për të na identifikuar. Në këtë mënyrë ai na është bashkuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Hadërgjonaj tregon më tej se për një moment është dëgjuar një zhurmë e madhe në mal, dhe ata kanë filluar të ndjekin forcat serbe të cilat ishin tërhequr e të cilat kishin filluar të gjuanin me predha nga distanca për të penguar avancimin e UÇK-së.
“Pasdite, një pjesëtar i ushtrisë serbe kishte mbetur i hutuar dhe Salihu e shihte dhe vazhdimisht gjuante në të, por ata mbuloheshin vazhdimisht me predha. Në një moment e kam parë që Salihu derisa ishte duke gjuajtur, është rrëzuar. Ne u ngritëm, sepse vazhdimisht mbroheshim nga predhat, por e pamë se Salihu nuk u ngritë. I thashë një ushtari të shkojë ta shoh, unë do ta mbuloja me gjuajtje. Ushtari ka shkuar dhe ma ka bërë me dorë se nuk reagon. Jam afruar vetë dhe e kamë parë që e ka goditë plumbi mbi vetull, që besoj se ka qenë snajper dhe nuk ka pasur më mundësi të reagoj”, rrëfen më tej Fadil Hadërgjonaj.
Rrëfimin e plotë të Fadil Hadërgjonajt për Betejën e Koshares mund të ndiqni sonte në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini nga ora 20:30./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian