LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e 6-vjeçarit nga Peja – QKUK thotë se fëmija ishte në gjendje të rëndë

Vdekja e 6-vjeçarit nga Peja – QKUK thotë se fëmija ishte në gjendje të rëndë

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, ka njoftuar se, se fëmija A.B (2013) ka ardhur në gjendje të rëndë kome nga Peja në Klinikën Infketive me diagnizë meningoencephalit purulent (ndezje të trurit) dhe ka qëndruar vetëm 25 minuta në klinikë.

Përmes një njoftimi thonë se, ‘përkundër masave reanimatore të ekipit kujdestar nga ekipi i infektivës dhe masave të ndërmarra, pas 25 minutave, i njëjti ka ndërruar jetë, meqë gjendja ishte shumë e rëndë.’

Vdes një 6 vjeçar nga Peja në QKUK - familjarët akuzojnë mjekët për moskujdesje ndaj tij
Lexo po ashtu Vdes një 6 vjeçar nga Peja në QKUK - familjarët akuzojnë mjekët për moskujdesje ndaj tij

“Klinika Infektive siguron gjithë qytetarët se ka marrë të gjitha masat që kërkohen në të tilla raste, por përkundër masave reanimatore, ai nuk mbijetoi”, thuhet në njoftim.


Ndryshe, më herët, Telegrafi ka raportuar lidhur me vdekjen e 6 vjeçarit nga Peja./Telegrafi/