LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM e ka paraqitur aplikacionin e LSDM-së deri tek prokuroria

OBRM-PDUKM e ka paraqitur aplikacionin e LSDM-së deri tek prokuroria

OBRM-PDUKM e ka paraqitur “aplikacionin e famshëm të telefonit” të LSDM-së me të cilin partia në pushtet po grumbullon të dhëna virtuale për qytetarët, por nga atje pretendojnë se është tepër vonë për Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë Publike që të ndërhyjnë sepse u zbulua tri ditë më herët dhe se “dëshmitë me siguri janë shkatërruar me mosmarrjen e serverëve”.

Nga prokuroria në takimin e sotëm me përfaqësuesit e selisë zgjedhore të kandidates për presidente, Gordana Siljanovska, iu është konfirmua se rasti do të hetohet.

Kryeministri Zoran Zaev këtë e komentoj se kot akuzojnë, ata të cilët janë të vetëdijshëm se do të humbin në zgjedhjet presidenciale dhe se nuk ka asgjë jashtëligjore në aplikacion./Telegrafi/