LAJMI I FUNDIT:

Njoftimi nëpërmjet gazetës, se një çift i ri janë ekskluzivisht në lidhje (Foto)

Njoftimi nëpërmjet gazetës, se një çift i ri janë ekskluzivisht në lidhje (Foto)

Të dish kur je zyrtarisht në lidhje, nuk është mjaft e lehtë.

Në kohërat moderne, shumë njerëz e kanë problem të dinë nëse vërtetë janë në lidhje, megjithëse kanë dalë disa herë në darkë dhe janë njoftuar me shoqërinë e tjetrit, transmeton Telegrafi.

Kur dikush vendos dhe i japë fund beqarisë, e përditëson statusin në Facebook, duke bërë të ditur se është në lidhje me dikë.


Mirëpo, një çift i ri nga Londra, ka dashur t’ju tregojë të gjithëve që janë ekskluzivisht në lidhje, nëpërmjet njoftimit në gazetën The Times.

Ky njoftim, i vendosur pranë përkujtimeve për të vdekur, iu ka lënë shumë përshtypje lexuesve, për shkak se nuk kishin parë diçka të ngjashëm më herët.

“Adam Trouble dhe Helen Ingrit Bennett janë ekskluzivisht në lidhje dhe po kalojnë shumë mirë” shkruan shkurt në njoftimin, që besohet se kushton rreth 180 funte.

Ky përkushtim i çiftit të pazakontë, ka nxitur shumë spekulime kur u postua në Twitter. Mundet edhe të jetë i pavërtetë, apo thjeshtë një lojë me emra të imagjinuar, por duket e këndshme.

“Ka mundësi që i kanë pyetur gjatë, nëse janë duke u parë me dikë dhe deshën t’i japin fund pyetjeve” ka qenë një prej komenteve.

Lexuesit i uruan çiftin e ri, duke besuar se të dy u pajtuan për vendosjen e njoftimin dhe jo këtë ta ketë bërë ndonjëri në mënyrë të njëanshme. /Telegrafi/