LAJMI I FUNDIT:

“Der Standard”: Në Berlin “varroset” ideja e shkëmbimit të territoreve – Merkel propozon status të veçantë për veriun e Kosovës

“Der Standard”: Në Berlin “varroset” ideja e shkëmbimit të territoreve – Merkel propozon status të veçantë për veriun e Kosovës

Më 29 prill, kancelarja gjermane është nikoqire e një samiti të Ballkanit në Berlin. Dhe siç shkruan mediumi austriak Der Standard, “diskutimi rreth ndryshimeve të kufijve sipas kritereve etnike duhet të varroset aty”.

Më 29 prill, në Berlin do të mbahet një “Samit i Ballkanit Perëndimor” me iniciativën e kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron.


Të ftuar janë të gjithë liderët nga rajoni, përfshirë kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, si dhe presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi.

Sipas diplomatëve, shkruan Der Standard, përcjell Telegrafi, qëllimi i takimit në Berlin është “për të varrosur planin e shkëmbimit të territoreve”.

Ideja ishte që të “shkëmbejnë” zonat në veri të Kosovës dhe Serbinë jugore, sipas kritereve etnike.

Koncepti u mbështet nga shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, komisioneri i BE-së, Johannes Hahn, këshilltari i Sigurisë i SHBA-së, John Bolton, Austria dhe Hungaria – një koncept që është diametralisht i kundërt me politikën e Ballkanit Perëndimor deri më sot.

Por, siç shkruan mediumi austriak, kancelarja në Berlin tani dëshiron të sugjerojë se veriu i Kosovës do të ketë një lloj statusi të veçantë – që është ankoruar edhe në idenë e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilën ishte rënë dakord nga të dyja palët në Bruksel në vitin 2013, por akoma nuk është implementuar.

Madje, edhe një mbështetës i hapur shkëmbimit të territoreve si këshilltari politik Ivan Krastev tani thotë: “Përshtypja ime është se negociatat kanë humbur vrullin. Në këtë kuptim nuk do të ketë shkëmbim të territorit”.

Sipas Der Standard, ideja e një shkëmbimi të tillë ka shkaktuar frikë sidomos në mesin e serbëve në jug të Kosovës.

Ndërkohë, sipas diplomatëve, edhe SHBA tanimë janë distancuar nga sugjerimi, sepse siç thuhet, e kanë kuptuar se kjo do të sjellë probleme legale dhe të sigurisë dhe se fizibiliteti është i diskutueshëm.

Në këtë drejtim, shkruan Der Standard, përcjell Telegrafi, vlerësohet të jetë me rëndësi “një marrëveshje e mirë” në mes të Serbisë dhe Kosovës, se sa një marrëveshje e shpejtë.

Franca gjithashtu është e mendimit se përparësia e parë në Ballkan është të prezantojë më shumë sundim të ligjit.

Qëllimi i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është për të normalizuar marrëdhëniet mes dy shteteve në kuadër të qasjes së BE-së.

Ky medium ka sjellë edhe një mendim të Albert Rohan, bashkautor i Planit të Ahtisarit, i cili përbën bazën kushtetuese në Kosovë.

“Ne supozuam se njerëzit në Ballkan në shekullin 21 mund të kapërcejnë të menduarit fisnor mesjetar dhe janë në gjendje të jetojnë në shoqëri multietnike. Ndoshta ka të bëjë më shumë me faktin se tani ka një administratë të re amerikane, e cila një shkëmbim të mundur territorial e ka vënë në konsideratë”, citohet të ketë thënë Rohan, i cili ka paralajmëruar se “nëse plani i Ahtisaarit do të shkatërrohej nga një shkëmbim territorial, të gjitha të drejtat e pakicave dhe kuadri i përgjithshëm do të vihen në pikëpyetje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori