LAJMI I FUNDIT:

Boshnjakovski: Bisedimet për Ligjin për PSP-në do të vazhdojnë

Boshnjakovski: Bisedimet për Ligjin për PSP-në do të vazhdojnë

“Vazhdojnë bisedimet midis pushtetit dhe opozitës për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike”.

Këtë e konfirmoi sot zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, i cili deklaroi se materialet që i ka dorëzuar opozita maqedonase për këtë ligj nuk janë në pajtim me negociatat evropiane për shkak të së cilës bisedimet vazhdojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Informacionin e fundit që e kam lidhur me bisedimet është se materialet që i ka dorëzuar OBRM-PDUKM-ja deri tek Ministria e Drejtësisë nuk janë në pajtueshmëri me negociatat evropiane ashtu që bisedimet vazhdojnë”, tha Boshnjakovski.


Pritjet janë që ky ligj të jetë pjesa e fundit nga paketa reformuese të ligjeve që duhet të miratohen.

Sipas Boshnjakovskit, nuk ka kurrfarë ulje të intensitetit të negociatave me BE-në./Telegrafi/