LAJMI I FUNDIT:

Fushata zgjedhore drejt fundit, kandidatët për kryetar shteti vazhdojnë takimet me qytetarët

Fushata zgjedhore drejt fundit, kandidatët për kryetar shteti vazhdojnë takimet me qytetarët

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.

Kandidati Blerim Reka, i cili përkrahet nga partitë opozitare shqiptare dje nuk ka pasur aktivitete në kuadër të fushatës parazgjedhore.


Kandidatja e opozitës maqedonase Gordana Siljanovska, dje ka qëndruar në Aerodrom të Shkupi, prej ku tha se e rëndësishme është demokracia në shoqëri, pa të cilën nuk ka as BE e as NATO.

“Kuvendi duhet të jetë shkolla më prestigjioze e demokracisë, ku nëpërmjet një dialogu me argumente e qëndrime të ndryshme, kërkohet konsensusi për zgjidhjet më të rëndësishme. Jo nga tirania e shumicës, jo nga shitja e votave, jo duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet, sepse ne nuk i kemi autorizuar ato, jo nga vetja, jo si udhëheqës i partisë në pushtet, pasi ky nuk është Kuvend, por një hapësirë kombëtare uzurpuar”, tha mes tjerash Siljanovska.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka mbajtur tribunë në Kërçovë, ku tha se ky qytet është shembull për bashkim dhe unitet në diversitet.

“Vota jonë vendos nëse Maqedonia e Veriut do të shkojë përpara drejt të ardhmes së sigurt në NATO dhe BE, ose do të kthehet prapa. Nëse do të përcaktohemi për opsionin që sjell jetë më të mirë, investime të reja, vende pune dhe perspektivë për të rinjtë. Ju e dini se një nga problemet më të mëdha është ikja e të rinjve. Me ftesën për në NATO dhe BE, qindra miliona euro do të dedikohen për hapjen e perspektivës për të rinjtë”, tha Pendarovski.

Ndryshe, kandidatët për kryetar shteti edhe gjatë ditës sotme do të vazhdojnë aktivitetet në fushatën parazgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori