LAJMI I FUNDIT:

Bastisen 10 lokale në Pejë, katër shtetase të Shqipërisë shoqërohen në polici

Bastisen 10 lokale në Pejë, katër shtetase të Shqipërisë shoqërohen në polici

Në një operacion të realizuar, në natën mes të shtunës dhe të dielës, në disa lokale të Pejës, janë bastisur disa lokale të dyshuara për veprimtari të paligjshme, me ç’rast janë shoqëruar në polici gjashtë persona, prej tyre katër femra, shtetase të Shqipërisë dhe është arrestuar një person.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, Rajoni i Pejës, thuhet se më datën 14.04.2019 rreth orës 00:10 është zbatuar plani operativ në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë, nënstacioni policor në Vitomiricë, Njësiti për reagim të shpejtë, të përkrahur edhe nga hetimet kundër prostitucionit, kanë ndërmarrë veprime operacionale, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.

“Plani është realizuar nga ora 00:10 e deri në ora 03:30 të datë 14.04.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë bastisur 10 (dhjetë) lokale, dhe nga inspektorët komunal janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezent në lokalet e bastisura”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.


“Gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 (gjashtë) persona janë sjellë në stacionin policor Pejë. Nga këta persona 4 (katër) të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 (dy) raste për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, posedim te pa autorizuar te armës‘, dhe ‘ posedim i narkotikeve‘”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori