LAJMI I FUNDIT:

Stoilkovski: OBRM-PDUKM ka paraqitur ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor (Video)

Stoilkovski: OBRM-PDUKM ka paraqitur ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor (Video)

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski sot në konferencë për shtyp tha se Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski janë ballafaquar me humbjen, dhe tani mundohen të mbrojnë të gjithë parregullsitë që të fitojnë ndonjë votë më shumë.

“Edhe këtë e bëjnë dhe e inkurajojnë atë me paratë e shtetit, që është krim më i madh. LSDM vazhdon të zhytet në arbitraritet dhe parregullsi, por është për të ardhur keq se kjo tërheq të gjithë vendin. Kjo është kur bë thirrje për blerje gjatë fushatës së referendumit e cila ka mbetur e pandëshkuar. Zoran Zaev dhe klani i tij vazhdojnë të shtyjnë korrupsionin”, tha Stoilkovski.

Ai tha se në Komisionin për Antikorrupsion janë dorëzuar ankesa të reja për thyerjen e Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Antikorrupsion dhe konflikt të interesave.


“Në kundërshtim me ligjet, gjatë periudhës së zgjedhjeve, më 4 prill, gjatë fillimit të fushatës zgjedhore, agjencia e pagesave ose agjencia për mbështetje financiare të bujqësisë njofton se janë paguar 77 milionë denarë ose mbi 1 milion e 250 mijë euro, për 2.000 kultivues”, tha Stoilkovski.

Ai tha se pret që Antikorrupsioni të marrë masa urgjente dhe të sanksionojë funksionarët të cilët kanë thyer Kodin Zgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori