Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq thotë se është shumë i shqetësuar për gjithçka që po ndodhë aktualisht si dhe për shkak të takimit të ardhshëm në Berlin.
“Unë jam i shqetësuar për gjithçka dhe për shkak të takimit në Berlin. Jo pse kam frikë nga ndonjë presion, as nuk mendoj se do të ketë. Por nuk po shoh se si dhe çfarë tutje me njerëzit, që janë aq të papërgjegjshëm, siç janë udhëheqësit shqiptarë sot. Kjo është ajo që shkakton shqetësim të madh dhe një frikë të caktuar te unë, por kjo do të na shtyjë të sillemi në mënyrë më serioze dhe më të përgjegjshme”, tha sot Vuçiq, pas vizitës në Qendrën klinike të Serbisë.
Siç raportojnë mediat serbe, Vuçiq ka thënë se ka parë se sa shumë vëmendje dhe pritje i kishin dhënë mediat shqiptare asaj që ndodhi të shtunën në rrugët e Beogradit [protesta e opozitës kundër presidentit serb] dhe se “mediat e Thaçit dhe Haradinajt i janë gëzuar asaj që potencialisht pritet t’i ndodhë Vuçiqit”, përcjell Telegrafi.
“Kjo më dha forcë shtesë dhe shpresën se po bëjë gjëra të mira për vendin tonë dhe njerëzit tanë në Kosovë”, tha presidenti.
Ai shtoi se mediat shqiptare, ndryshe nga ato gjermane dhe zvicerane, si dhe kroate, i panë gjërat nëpër rrugë në një mënyrë tjetër.
Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca kanë vendosur të mbledhin në Berlin më 29 prill udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë serb, Aleksandar Vuçiq.
Samiti do ta ketë theksin tek bashkëpunimi rajonal, por një nga qëllimet kryesor të këtij takimi duket se do të jetë fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje