LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Në Berlin do të jetë vështirë për Serbinë, por nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

Vuçiq: Në Berlin do të jetë vështirë për Serbinë, por nuk e nënshkruaj njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka përsëritur sot se nuk do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, derisa Prishtina nuk e tërheq taksën dhe ka vlerësuar se takimi i ardhshëm në Berlin më 29 prill, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për Serbinë.

Presidenti serb ka hedhur poshtë spekulimet e opozitës në Serbi se synon që në takimin e Berlinit të nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.


“Thanë se Vuçiç dhe Brnabiq do ta njohin Kosovën e pavarur. Unë nuk do të pranoj asgjë atje, apo kudo tjetër …  Ndryshe nga ata që ishin të heshtur dhe ikën nëpër tunele për në Bukuresht, kur u shpall pavarësia.  Ata gënjyen se dikush do të nënshkruajë diçka atje, kurse ata tashmë e kanë bërë atë”, tha Vuçiq në televizonin “Pink”.

Vuçiç tha se ai nuk ka pasur presione nga Presidenti i  Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, por ka përkujtuar se ambasadori gjerman kohët e fundit ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë pa heqjen e taksës, përcjell Telegrafi.

“Kjo nuk mund të ndodhë, nuk jemi budallenj, as nuk lejojmë që dikush të na nënçmojë. Nëse nuk jeni në gjendje që nesër ta respektoni CEFTA-n, marrëveshjen e Brukselit, atëherë për çfarë të flasim”, tha ai, duke i kujtuar se bashkësia ndërkombëtar është garantuese, dhe pyeti nëse njësoj do të garantojnë nesër.

Ai theksoi se është detyrë e tij të luftojë dhe të ruaja paqen dhe stabilitetin, për çfarë nuk thotë asgjë të keqe për Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn dhe thotë se politika që ai udhëheq ndaj Kosovës “gëzon mbështetjen e serbëve lokalë”. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori