LAJMI I FUNDIT:

Presidencialet, kandidatët vazhdojnë takimet me qytetarët

Presidencialet, kandidatët vazhdojnë takimet me qytetarët

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.

Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.

Kandidati i cili ka mbështetjen e partive opozitare shqiptare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët , Blerim Reka, dje mbajti takim në Gostivar, ku tha se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë kundër shtetit të zbrazët.


“Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa përqind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do ti lejohen”, tha Reka.

Kandidatja e partisë opozitare maqedonase të OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova dje tubim mbajti në Shkup para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga ku ajo bëri thirrje për dalje masovike në zgjedhjet e 21 prillit dhe më 5 maj.

“Unë jam e kënaqur me pikëpamjen, ju jeni një frymëzim i pabesueshëm. Për disa muaj ne kemi kaluar nëpër Maqedoni dhe po i takojmë njerëzit. Për fat të keq, nuk e dija se çfarë popull të mrekullueshëm ka në këtë vend. Do të përpiqem të jem zëri juaj, mendja juaj, qëndrimi juaj, mesazhi juaj”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qenë në tubime para qytetarëve të Novo Sellës nga ku ai bëri thirrje që të mbështetet opsioni i vetëm i suksesshëm për shtetin “së bashku përpara”.

“Unë do të mbështes hyrjen në NATO, presim që të bëhemi anëtar e plotë deri në fund të vitit. Në qershor, presim fillimin e negociatave me BE-në, dhe unë do ta mbështes atë. Vetëm me anëtarësimin në NATO dhe BE hapen perspektivat ekonomike. Slogani ynë është “Së bashku përpara”, përpara është e qartë, askush nuk dëshiron të kthehet mbrapa, dhe së bashku duhet të gjithë, sepse kjo është një shoqëri multietnike. Dhe nuk ka qytetarë të shkallës së parë dhe të dytë, të gjithë jemi të barabartë”, theksoi Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Kalo në kategori