LAJMI I FUNDIT:

Nikollovski: Eurointegrimet janë kyçe për përforcimin e ekonomisë dhe zhvillimin e bujqësisë

Nikollovski: Eurointegrimet janë kyçe për përforcimin e ekonomisë dhe zhvillimin e bujqësisë

Ministri nga radhët e LSDM-së, Ljupço Nikollovski dje mori pjesë në tribunë në Probishtip ku foli për reformat e ndërmarra nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM, të cilat siç tha ai, shtetin e çuan në rrugën e drejtë si dhe për reformat agrare që e mbështesin bujqësinë dhe bujqit.

Nikollovski foli për eurointegrimet dhe pajtimin me fqinjët si moment kyç për përforcimin e ekonomisë dhe bujqësisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për arsye të asaj që arritën të bëjmë si Qeveri e çuam shtetin në rrugën e duhur. Ky vit do të jetë vit i ekonomisë. Proceset që i udhëhoqëm, integrimet e suksesshme dhe pajtimet me fqinjët janë vërtetuar me fakte dhe numra. Kemi numër rekord të investimeve, rritje të pagave dhe ulje të normës së papunësisë. Në bujqësi vazhdojnë masat që sigurojnë subvencione, ulje të shpenzimeve për prodhim dhe mbështetje të rritur nga shteti. Me nisjen e bisedimeve me BE-në, do të ketë fonde të reja që sigurojnë më shumë para për bujqit”, tha Nikollovski.


Ai potencoi se zgjedhjet presidenciale duhet të jenë vërtetim për gjithçka që është punuar deri tani.

“Në këto zgjedhjet duhet të vërtetohet nëse jemi në rrugën e drejtë. Qytetarët duan zhvillim dhe integrime në vend të izolimit, dhe për këtë shkak mbështetjen e tyre do ta japin për Stevo Pendarovskin”, tha Nikollovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur

Aleanca ushtarake, reagon sërish Vuçiq: Shqipëria dhe Kroacia kanë hapur "garë armësh" pas memorandumit me Kosovën

Lajme
Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Doarsa Kica-Xhelili shpjegon reagimin ndaj Avdullah Hotit

Politikë
Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

Siguri
Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Kica-Xhelili: Disa opinionistëve po u pengon qëndrimi i LDK-së që mos të hyjmë në koalicion me LVV-në e as me PDK-në

Politikë
Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Xhaxha e nip bënin “kërdinë” me mushka, goditet grupi shqiptar i trafikut të drogës në Itali

Lajme
Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Haliti i pakënaqur me zgjedhjet: Një pjesë e madhe e Kosovës mbeti e pa përfaqësuar në grupin parlamentar të PDK-së

Politikë
Kalo në kategori