LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Mërgim Lushtakut: Politikës nuk i hyra me lehtësi (Video)

Rrëfimi i Mërgim Lushtakut: Politikës nuk i hyra me lehtësi (Video)

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka rrëfyer gjëra interesante për jetën dhe karrierën e tij.

Mërgimi është djali i ish-kryetarit të Skenderajt dhe njërit nga drejtuesit e UÇK-së, Sami Lushtaku.

Koha e luftës, Mërgimin dhe pjesën më të madhe të familjes i zuri në Gjermani, ndërkohë që babai i tij, Samiu ishte në frontet e luftës në Drenicë.


Pas luftës, Mèrgimi kthehet në Kosovë  ku më vonë studion për Shkenca Politike. Angazhohet në aktivitete të ndryshme studentore, derisa arrin edhe të bëhet kryetar i Parlamentit Studentor.

Mërgimi ndërkohë i futet edhe politikës, duke u zgjedhur edhe deputetë në Kuvendin e Kosovë nga radhët e PDK-së. Ai thotë se politikës nuk i hyri më lehtësi.

“Secili njeri që me njeh nga jashtë, mendon se kam pranuar të hyjë në politikë me lehtësi. Realiteti ka qenë se asnjëherë nuk kam menduar t’i hyjë politikës në këtë moshë, pasi kam pasur ambicie për zhvillim të mëtejshëm akademik dhe shërbim në sektorin civil”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I biri i Sami Lushtakut thotë se momentumi ishte i tillë kur ai u kyç në PDK dhe kandidoi për deputet.

“Subjekti më i afërt politik me vlerat që unë përfaqësojë, ishte Partia Demokratike e Kosovës. I hyra garës për deputet dhe fatbardhësisht dola ndër deputetët më të votuar në këtë parti”.

Deputeti i PDK-së thotë se është konsultuar me babain Samiun para se të futet në politikë, por nuk është ndikuar nga ai dhe vendimi ishte personal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori