LAJMI I FUNDIT:

Huawei ‘të gatshëm’ të ndihmoj Apple për iPhone 5G

Huawei ‘të gatshëm’ të ndihmoj Apple për iPhone 5G

Lajmi doli nëpërmjet Engadget, të cilët raportuan burime të paidentifikuara të njohura me çështjen që konfirmuan se Huawei është i gatshëm të shesë 5G Balong 5000 procesorët për Apple, më parë këtë javë.

Kjo do të jetë një ndryshim i dukshëm në strategjinë e Huawei-t, që më parë ka refuzuar të shesë procesorët në telefonat dhe tabletët konkurrues, përcjell Telegrafi.


Kompania thuhet gjithashtu se është e gatshme të arrijë një marrëveshje të tillë me Apple dhe ende të refuzojë t’i shesë ato te dikush tjetër.

Huawei nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar mbi raportin, në kohën e publikimit.

Lajmi vjen pas raporteve që Apple po humbet besimin me Intel, të cilët aktualisht furnizojnë modemet që Apple përdor në iPhone.

Mungesa e modemeve 5G nga Intel thuhet se do të detyrojë Apple të shtyjë planet për lansimin e një iPhone 5G vitin e ardhshëm.

5G është një teknologji e re në botën e telefonave. Kjo teknologji e internetit të gjeneratës së ardhshme është projektuar për të punuar së bashku me rrjetet ekzistuese 4G.

Ofron një shumëllojshmëri përfitimesh teknologjike, duke përfshirë shpejtësi të lartë të të dhënave që do t’ju lejojnë të shkarkoni seri të tërë televizive në vetëm disa minuta. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Google do të përshpejtojë ndjeshëm transferimin e të dhënave midis telefonave celularë

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Kalo në kategori