LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve

Haradinaj: Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot për një vizitë studimore, një delegacion të profesorëve dhe studentëve të fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoni.

Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot u takuan bashkë duke thënë se për të është çdo herë nder që të shkojë në Maqedoni dhe t’i shohë siç tha ai, vëllezërit, motrat, studentët dhe gjithë popullin atje.


“Ju faleminderit për ardhjen sot por edhe për dëshirën që të jemi bashkë. Kosova është e arritur e të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë kanë hise në këtë Kosovë që është”, shtoi Haradinaj duke theksuar se jeta i ka mësuar se janë për njëri tjetrin dhe se Kosova është shtëpia e të gjithëve.

Ndër tjerash, kryeministri Haradinaj tha se Kosova i ka disa tema para vetes, por shtoi se kryesore është zhbllokimi në planin e jashtëm siç është anëtarësimi në BE dhe NATO.

Në fjalën e tij, Haradinaj po ashtu e bëri të ditur se mban komunikim me politikën në Maqedoni por theksoi se iu është premtuar shqiptarëve atje që t’i lënë të lirë në marrjen e vendimeve të tyre dhe jetojnë me ato vendime.

Më pas, në mes të kryeministrit Haradinaj dhe të pranishmëve u zhvillua bashkëbisedim për shumë çështje me të cilat përballet Kosova por edhe angazhimin e Kosovës për shqiptarët e Maqedonisë.

Kryeministri Haradinaj, në shenjë respekti për vizitën e sotme, ua dhuroi të pranishmëve librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” i autorit Luan Tashi.

Ndërkaq, delegacioni i profesorëve dhe studentëve ia dhuroi kryeministrit Haradinaj, një stemë të Universitetit të Evropës Juglindore në Maqedoni dhe me këtë rast e ftuan kryeministrin për një vizitë në Tetovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori