LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Po themelohet zyra koordinuese në Ministrinë e Shëndetësisë, për ambient dhe ajër më të pastër

Ismaili: Po themelohet zyra koordinuese në Ministrinë e Shëndetësisë, për ambient dhe ajër më të pastër

Po themelohet zyra koordinuese në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila do të merret çdo ditë me dizajnimin e politikave për ambient dhe ajër më të pastër, e mbështetur me ekspertizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të shumë donatorëve tjerë.

Kështu bëri të ditur në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili.


Ismaili tha se përkundër shqetësimit të madh, në Kosovë vazhdimisht është anashkaluar nisja e politikave për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur.

Sipas tij, jetesa në ajër të ndotur nuk është më zgjidhje.

“Përkundër se ka qenë shqetësim i madh, në Kosovë vazhdimisht është anashkaluar nisja e politikave për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur, për shkak se ballafaqimi me këtë sfidë është i gjatë dhe me rezultate jo të shpejta. Mirëpo, jetesa në ajër të ndotur nuk është më zgjidhje. Pas një angazhimi disamujor, po themelojmë zyrën koordinuese në Ministrinë e Shëndetësisë, të mbështetur me ekspertizë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të shumë donatorëve tjerë, që do të merret çdo ditë me dizajnimin e politikave për ambient dhe ajër më të pastër. Të vetëdijshëm që na pret një rrugë e gjatë, kësaj sfide të madhe po i qasemi me vullnet të plotë që të nisim këtë projekt të domosdoshëm sot, që e nesërmja të jetë më e jetueshme. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar në Facebook, ministri Uran Ismaili. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori