LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i ushtrisë vizitë zyrtare në Kroaci

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të Kroacisë, Damir Krsticeviq, po marrin pjesë në Panairin e 5-të të industrisë së armëve ASDA 2019 në Kroaci.

Në Split, krerët e FSK-së morën pjesë në ceremoninë e hapjes së panairit si dhe vizituan disa prej kompanive më të njohura të pajisjeve ushtarake, ku panë nga afër kapacitetet dhe të arriturat më të fundit të teknologjisë ushtarake kroate.

Ministri Berisha dhe komandanti Rama gjithashtu zhvilluan edhe disa takime dypalëshe me ministra dhe shefa të Mbrojtjes, pjesëmarrës në panair, me të cilët biseduan për procesin e tranzicionit të FSK-së, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.


Ekspozita Ndërkombëtare e Armatimeve dhe Pajisjeve Ushtarake (10-12 prill 2019) mbahet për herë të pestë në Split nën përkujdesjen e Qeverisë së Kroacisë, organizuar nga TNT Production Inc. nga SHBA me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori