LAJMI I FUNDIT:

Avancohen negociatat e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Avancohen negociatat e Komisionit të ekspertëve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Në Sofje sot vazhdojnë bisedimet e Komisionit të përzier të ekspertëve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Agjencia bullgare “BGNES”, duke iu referuar deklaratës së bashkëkryetarit të Komisionit nga pala bullgare Angel Dimitrov, njoftoi se të dyja palët kanë arritur harmonizim për festimin e iluministëve Kiliri dhe Metodi.

Dimitrov deklaroi se është arritur harmonizim edhe për rolin e Bullgarisë në kontekst të veprës së iluministëve nga Selaniku, si dhe për ruajtjen dhe zhvillimin e asaj që ata e kanë bërë së bashku me nxënësit e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgjiev, i cili e kryeson ekipin e Maqedonisë së Veriut, vlerësoi se edhe arritur avancim serioz vetëm për disa muaj, veçanërisht rreth mosmarrëveshjeve historike midis dy vendeve në periudhën e viteve të 60-ta dhe 70-ta të shekullit të kaluar.


“Ne vetëm për gjashtë-shtatë muaj ia dolëm në disa çështje nga e kaluara për t’i parë nga një aspekt tjetër”, deklaroi Gjorgjiev dhe shtoi se vështirësitë vijnë nga stereotipat e imponuar ndër vite.

Sipas Gjorgjiev, gjeneratat e ardhshme do të mund të shkojnë në personat historik si në një pjesë nga civilizimi i përgjithshëm e jo ata të ndahen në, siç tha, ashtu dhe kështu. Ai informoi se janë këmbyer mendime me palën bullgare për çështje nga periudha antike dhe të shekullit të mesëm, të cilat sipas tij, mund të ndryshojnë.

Dimitrov komentoi se suksesi në Komision do të arrihet atëherë kur “mënyrë të qëndrueshme do të thuhet e vërteta historike”. Ai theksoi se mosmarrëveshjet kanë të bëjnë në librat për shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut.

Pritet që sot në fund të takimit dyditor në Sofje, Dimitrov dhe Gjorgjiev të kenë takim të përbashkët me gazetarët në të cilin do të informojnë për rezultatet nga bisedimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori