LAJMI I FUNDIT:

Luhaten të varur për qafe, për të shëruar dhimbjen e shpinës (Video)

Luhaten të varur për qafe, për të shëruar dhimbjen e shpinës (Video)

Ushtrimet bizare janë bërë trend në Kinë, si pjesë e të cilave praktikuesit po varrën për qafe dhe po luhaten rrezikshëm nëpër shufrat paralele.

Nëpërmjet kësaj praktike, ata po pretendojnë se mund ta shërojnë dhimbjen e shpinës, duke mos përdorur ndonjë preparat apo ndërhyrje mjekësore, transmeton Telegrafi.

Shumica e praktikuesve të këtij ushtrimi janë pensionist, teksa pranojnë se ua ka shëruar apo së paku lehtësuar dhimbjen e shpinës dhe të qafës.


“Mbajtësja është speciale dhe nuk më shkakton ndonjë lëndime, ndërsa ushtrimet kanë bërë që të mos kam nevojë për barna” ka thënë një i moshuar që po ushtronte në park.

Njohësit e fizioterapisë kanë thënë se ushtrimet mund të lehtësojnë dhimbjen, ndërsa duhet të praktikohen vetëm nëpër mbajtëset e duhura.

Ushtrimi duhet të ndalohet pas 30 minutave, ndërsa nuk preferohen lëvizjet e tepërta. Mund të ketë edhe efekte anësore si marramendja dhe vjellja, ndërsa mund të lë edhe lëndime nëse veprohet me shpejtësi. /Telegrafi/