Kujdesi për shëndetin mendor është po aq i rëndësishëm sa ushtrimet fizike.
Psikologia Anita Sanz, në platformën “Quora” ka ndarë me përdoruesit disa këshilla se cilat simptoma të shëndetit mendor asnjëherë nuk duhet të injorohen, transmeton Telegrafi.
Fillimisht, duhet të keni parasysh se janë pesë aspekte të përgjithshme të jetës tuaj ku prireni më së shumti të vëreni vështirësi:
– Në disponim
– Në energji
në Apetit
– Në gjumë
– Në epsh seksual
Këto pesë aspekte ndikohen shumë nga luhatjet në stres, nga luhatjet hormonale, nga shëndeti fizik, traumat dhe predispozitat gjenetike ndaj problemeve të shëndetit mendor.
Shpeshherë problemet në njërën prej këtyre aspekteve mund të ndikojnë në aftësinë e personit për të funksionuar siç duhet emocionalisht, shoqërisht dhe fizikisht.
Për t’i vërejtur simptomat e shëndetit mendor që nuk duhet t’i injoroni, atëherë kërkoni këto pesë gjëra brenda atyre pesë aspekteve të lartcekura:
1: Ekstremet: P.sh., disponimin ose energjinë e keni shumë të ulët apo të lartë, apetiti është jashtë kontrollit ose nuk keni fare, jeni duke fjetur tërë kohën ose vetëm pak orë, epsh shumë të madh seksual ose fare hiç.
2: Ndryshime të shpejta: Disponimi ju ndryshon shumë shpejt, njësoj edhe gjumi iu është bërë i paparashikueshëm.
3: Anomali: Diçka rreth simptomave në ndonjërin aspekt të lartcekur është shumë ndryshe nga ajo si jeni zakonisht.
4: Ndonjë mos-funksionalitetit: Është fjala për diçka që ju parandalon të funksioni normal në aspektet e rëndësishme të jetës tuaj, siç është puna, shkolla, etj.
5: Brengat: Të afërmit tuaj janë duke shpreh shqetësimin për shprehitë që i keni përvetësuar apo për mënyrën si silleni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A