LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Manchester United – Barcelona

Analizë dhe parashikim: Manchester United – Barcelona

Sonte do të jemi dëshmitar të një ndeshje të madhe kur në Old Trafford do të takohen gjigantët evropian, Manchester United dhe Barcelona.

Vendi: Old Trafford, Mançester
Koha: E mërkure, 10 prill, 21:00

Stadiumi legjendar anglez ka kapacitet prej 76000 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve


Manchester United

Manchester United do ta mirëpresë Paul Pogban nga pezullimi në Ligën e Kampionëve dhe problemet e lëndimeve janë lehtësuar që kur luajti kundër Paris Saint-Germainit.

Juan Mata, Jesse Lingard, Anthony Martial dhe Phil Jones nuk u paraqiten kundër parisienëve, por të gjithë janë të gatshëm. Alexis Sanchez, Eric Bailly, Antonio Valencia dhe Matteo Darmian pritet të mungojnë në ndeshjen e parë.

Nemanja Matic dhe Ander Herrera humbën stërvitjet e fundit në prag të ndeshjes dhe nuk dihet nëse do të luajnë gjatë mbrëmjes së sotme. Mungesa e përvojës dhe racës së tyre do të ishte një goditje e madhe për United.

Marcus Rashford humbi ndeshjen e fundit të Unitedit pas një dëmtimi në kyçin e këmbës, por pritet të startojë kundër Barcelonës.

Ashley Young, Luke Shaw, Herrera, Matic dhe Valencia janë një karton larg pezullimit për ndeshjen kthyese në kataluni.

Lojtarët që mund të mungojnë

Barcelona

Ousmane Dembele thuhet se do të në stol kundër Manchester Unitedit.

Arturo Vidal humbi ndeshjen kundër Atletico Madridit shkaku i pezullimit, por është i gatshëm të luajë në Old Trafford. Ai do të garojë me Arthur për një pikënisje fillestare në mesfushë.

Rafinha është përjashtuar për Barcelonën, ndërsa Nelson Semedo është një karton larg pezullimit.

Samuel Umtiti nuk duket shumë bindës që kur u kthye nga dëmtimi, i cili duhet të shikojë Clement Lenglet teksa luan në ekipin startues.

Sergi Roberto ose Semedo do të konkurrojnë për një vend në ekipin e parë kundër Djajve të Kuq.

Top lojtarët

Fakte

Manchester United nuk ka humbur kurrë një ndeshje evropiane në shtëpi kundër Barcelonës.

Manchester United ka fituar dy nga 11 lidhjet e tyre të fundit të Ligës së Kampionëve.

Qëkur Chelsea eliminoi Barcelonën në gjysmëfinale 2011-12, ekipet angleze janë eliminuar në dhjetë raste nga 11 sosh në Ligën e Kampionëve kundër spanjollëve.

Lionel Messi i Barcelonës ka shënuar 22 gola në Ligën e Kampionëve në 30 paraqitje kundër skuadrave angleze – më shumë se çdo lojtar tjetër në historinë e konkurrencës.

Lionel Messi nuk arriti të shënojë në asnjë nga 11 paraqitjet e fundit të Ligës së Kampionëve për Barcelonën.

Analizë

Manchester United do ta pres Barcelonën për herë të parë që nga viti 2008, kur Paul Scholes realizoi golin e vetëm të fitores për anglezët.

Barcelona është e pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe janë favoritë në këtë takim. Lionel Messi dhe Luis Suarez pritet të jenë figurat qendrore të skuadrës katalunase.

United kanë humbur tre nga katër ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat e fundit.

Parashikim: Manchester United 0-2 Barcelona