LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, të rinjtë arsimohen në vend për të punuar në perëndim

Maqedoni, të rinjtë arsimohen në vend për të punuar në perëndim

Të rinjtë mësojë për të ikur nga Maqedonia e Veriut dhe të përfitojnë më shumë para në perëndim. Regjistrohen në fakultete teknike dhe atje përgatiten në ndonjë profesion. Autoritetet kompetente bëjnë plane se si t’i bindin ato të regjistrohen së pari në shkollat e mesme profesionale dhe nga atje të nisin procesin e prodhimtarisë dhe industrisë. Dakordohen me firmat që t’u garantojnë punë menjëherë sapo ta mbarojnë shkollën. Planet në letër është një gjë, por realiteti është krejtësisht ndryshe.

Madje edhe një biznesmenët e kompanive i kuptojnë të rinjtë që duan të ikin në Gjermani. “Duhet të shkohet në Gjermani. Gjermania është vend i bukur dhe atje mund të mësohen shumë gjëra të mira. Edhe Maqedonia është vend i mirë nëse punojmë njëlloj siç punojnë gjermanët ose punëtorët në Gjermani”, tha Trajan Angellovski, biznesmen, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Momentalisht 650 vende pune janë të lira për personat me shkollë të mesme profesionale në kompanitë e Maqedonisë. Këto numra ai ka shpallur Qendra për tolerancë ndëretnike. Ata për 5 muaj e kanë kontrolluar tregun e punës dhe kanë konstatuar se mungon kuadri. Duan t’i çojnë të rinjtë të mësojë profesione teknike, ndërsa pagat s’duhet të jenë të ulëta.

“Teknicitentë makinerik kanë 700-800 euro pagë në kompanitë në Maqedoninë. Teknicient makinerik nuk është keq i paguar”, tha Vllado Dimovski, kryetari i Qendrës për tolerancë ndëretnike.

Të gjithë duan të punojnë punë zyre, u ankuan nga shkollat e mesme profesionale. “Ku është e ardhmja, ku është perspektiva e këtij shteti? Nëse kemi 170.000 administratorë nga ku do t’i marrim mjetet? Dhe vazhdimisht të gjithë shkojnë në gjimnaz, ekonomike. Është fatkeqësi që një shkollë që ka pasur 900 nxënës të mund të mbyllet. Të ketë 100 nxënës.”, tha Kenan Asani, drejtor i shkollës profesionale “8 shtatori”

“I inkurajojmë të rinjtë që ende nuk kanë vendosur ku do të vazhdojnë me arsimin e tyre të zgjedhin profesione që do të sjellin dije dhe gatishmëri”, tha Boris Georgievski, kryetar i komunës së Gazi Babës.

Autoritetet premtuan se gjithashtu do të negociojnë me kompanitë në të ardhmen. Ata shpresojnë se vitin e ardhshëm shkollor do të kenë më shumë makinerik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori