LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia e Kosovës rritet me 4.2% për 2019

FMN: Ekonomia e Kosovës rritet me 4.2% për 2019

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi sot se pret që ekonomia e Kosovës të rritet me 4.2% në vitin 2019, nga 4 për qind sa ishte parashikuar në tetor.

Produkti i brendshëm bruto (PBB) i Kosovës pritet të rritet në 4 për qind në vitin 2020 dhe 2024, thuhet në raportin e FMN-së mbi ekonominë botërore për 2019, sipas të cilit ekonomia e Kosovës u rrit me rreth 4 % në vitin 2018.


FMN pret që inflacioni mesatar vjetor i çmimeve të konsumit në Kosovë të jetë 0.6% në 2019, nga 2.9% sa ishte parashikuar në vitin 2018. Inflacioni mesatar parashikohet të jetë 2.4% në vitin 2020.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse të Kosovës parashikohet të rritet në 10.5% të PBB-së në 2019, nga 8.3% në 2018, thekson FMN. Deficiti i llogarisë aktuale parashikohet në 10.1% dhe 8% të PBB-së në vitin 2020 dhe 2024, respektivisht.

Në raportin e publikuar mbi “Pasqyrën Ekonomike Globale”, FMN ka rritur vlerësimin edhe për ekonominë e Shqipërisë prej 3.7% gjatë këtij viti, derisa vendet e tjera të rajonit do të kenë ngritje më të ulët: Serbia 3.5%, BeH 3.1%, Maqedonia e Veriut 3% dhe Mali i Zi 2.8 për qind./KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori