LAJMI I FUNDIT:

Partia e Erdoganit kërkon që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll

Partia e Erdoganit kërkon që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll

Zëvendëskryetari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ali Ihsan Yavuz, njoftoi se do të kërkojnë që të përsëriten zgjedhjet në Stamboll.

Ai duke folur për mediat në selinë e AK Partisë, tha se partia duke përdorur rrugën e apelimit të jashtëzakonshëm, do të kërkojë që zgjedhjet në Stamboll të përsëriten.

Anadolu Agency raporton se kjo parti do të bëjë apelimin e jashtëzakonshëm për zgjedhjet edhe në rrethin e Stambollit, Buyukçekmece.


Sipas rezultateve jo zyrtare, kandidati i Partisë opozitare Republikane Popullore (CHP) Ekrem Imamoglu, kryeson me 48,79 për qind, ndërsa ai Partisë AK, Binali Yildirim ka fituar 48,51 për qind vota.

Ndryshe, pas një ankese të bërë nga AK Parti, Këshilli i Lartë Zgjedhor i Turqisë vendosi të mërkurën e kaluar të rinumërojë vota në disa rrethe të Stambollit.

Në trend Botë

Më shumë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Shtetet evropiane zotohen se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare - Netanyahu do të arrestohet

Evropa
Kalo në kategori