Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e qytetarëve të Rahovecit, që po e kundërshtojnë trasenë e autostradës së Dukagjinit.
Siç ka shkruar Hoti në Facebook, gjatë takimit ai është informuar në detaje për këtë projekt që lidh Pejën me Prizrenin.
Dhe siç ka thënë Hoti, kundërshtimi i tyre bazohet në faktin se me trasenë e paraparë përgjatë Drinit të Bardhë, qasja në autostradë për shumicën e vendbanimeve të Rahovecit do të jetë 25 deri 30 kilometra.
“Kjo trase i dëmton tokat bujqësore të klasit të parë, e dëmton rrjedhën e natyrshme të Drinit të Bardhë dhe e bllokon qasjen e banorëve në këtë lum, që është burim i jetës për rrafshin e Dukagjinit. Po ashtu, kjo trase llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro më e shtrenjtë”, ka shkruar Hoti.
Siç ka bërë të ditur Avdullah Hoti, propozimi i tyre është që të ndiqet varianti i trasesë që kalon afër fshatit Gexhë, pastaj afër fshatit Sopniq, në mes të Fortesës dhe Bërnjakës, dhe kodrave përgjatë fshatrave Celinë, Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Piranë, Landovicë dhe lidhet me autostradën për Shqipëri në nyjën në veri të Prizrenit.
“Kjo autostradë sigurisht se e lehtëson qarkullimin e komunikacionit, por ky regjion ka prioritet zgjerimin e sistemit të ujitjes të tokave bujqësore nga Radoniqi. Studimi i fizibilitetit për zgjerimin e këtij sistemi, i nisur në qeverinë paraprake, duhet të jetë i kryer tanimë. Prioritet është edhe impianti i ujërave të zeza, sepse lumenjtë në këtë regjion janë shndërruar në rrjedha të ujërave të zeza, duke e dëmtuar bujqësinë dhe degraduar ambientin”, ka përfunduar në shkrimin e tij Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?