LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq konfirmon takimin me përfaqësuesit serbë të Kosovës, rreth zgjedhjeve në veri – thotë se ka “disa ide”

Vuçiq konfirmon takimin me përfaqësuesit serbë të Kosovës, rreth zgjedhjeve në veri – thotë se ka “disa ide”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ai nesër do të ketë bisedime me përfaqësues të serbëve të Kosovës, pas së cilave pritet të ketë një vendim në lidhje me pjesëmarrjen ose jo të tyre në zgjedhjet lokale në katër komuna në Kosovë.

“Do të kemi bisedime të gjata me përfaqësuesit e vërtetë të serbëve që përfaqësojnë njerëzit, jo vetëm veten. Pres që të marr vendime me ta. Kam disa ide”, citohet të ketë thënë Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.


Sipas njoftimit për media, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti, ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.

Në njoftim thuhet se në pajtim me këtë vendim, zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në këto katër komuna të Republikës së Kosovës do të mbahen më 19 maj 2019. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori