LAJMI I FUNDIT:

Analizë dhe parashikim: Liverpool – Porto

Analizë dhe parashikim: Liverpool – Porto

Të pamposhtur në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Liverpooli do të mirëpres para shikuesve të vetë skuadrën e Portos.

Vendi: The Anfield Road, Livepool

Koha: E martë, 9 prill, 21:00


Stadiumi legjendar i Liverpoolit ka kapacitet prej 54,074 ulësesh

Lajmet rreth ekipeve

Liverpool

Jordan Henderson dhe James Milner pritet të kthehen në 11-shen startuese pasi qëndruan në stol në fitoren 3-1 të kundër Southamptonit.

Henderson do të zëvendësojë Fabinhon ose Naby Keitan në mesfushë, ndërsa James Milner duhet të përshtatet në krahun e majtë të mbrojtjes për të mbuluar mungesën e Andrew Robertsonit.

Joel Matip nuk është dukur tepër bindës në ndeshjet e fundit dhe Jurgen Klopp mund t’ia jep këtë mundësi Dejan Lovrenit.

Alex Oxlade Chamberlain dhe Joe Gomez janë pritur për kthimin në ekip pas dëmtimeve që i kanë marrë muaj më parë.

Lojtarët që do të mungojnë

Porto

Pepe dhe Hector Herrera janë të pezulluar te Porto, ndërsa Danilo, Otavio dhe Eder Militao janë një karton të verdhë larg pezullimit.

Alex Telles ka pësuar një dëmtim gjatë fundjavës dhe nuk do të jetë në dispozicion gjatë ndeshjes së sotme.

Pezullimi i Pepes do të bëjë që Militao të vendoset në qendër të mbrojtjes dhe Maxi Pereira ose Jesus Manuel Corona do të luajë në të djathtën.

Porto është rikthyer në formacionin 4-4-2 në ndeshjen e fundit dhe ka gjasa që njëjtë të paraqiten në Anfield.

Top lojtarët

Fakte

Janë shënuar mbi 2.5 gola të shënuara në gjashtë ndeshjet e fundit të Portos (UEFA Champions League).

Porto ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Porto ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit (UEFA Champions League).

Liverpool-Porto: Formacionet e mundshme, Milner në mbrojtje
Lexo po ashtu Liverpool-Porto: Formacionet e mundshme, Milner në mbrojtje

Analizë

Liverpool janë favoritët e çerekfinales së Ligës së Kampionëve duke marrë parasysh fitoren e vitit të kaluar me rezultat të përgjithshëm prej 5:0.

Porto do të mundohet të hakmerret pasi nuk arriti të shënojë një gol në dy ndeshje kundër Liverpoolit. Portugezët janë të pamposhtur në gjashtë ndeshje e fundit dhe shkojnë për rezultat pozitiv në The Anfield Road.

Liverpool ka humbur vetëm një ndeshje në shtëpi në të gjitha garat këtë sezon dhe synohet që ky pozitivitet  të vazhdohet edhe sonte

Parashikimi: Liverpool 2:0 Porto

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

Real Madridi tejet i shqetësuar, ylli i skuadrës mund të përfundojë në Arabi së shpejti

Ndërkombëtare
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Man Utd pasi konfirmoi largimin e Antony

Fabrizio Romano jep lajmin e madh për Man Utd pasi konfirmoi largimin e Antony

Premier League
Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

Marrëveshje pothuajse e kryer: Neymar po bëhet me klub të ri

Ndërkombëtare
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në

Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe

La Liga
Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

Ylli i Real Madridit tallet keq me Diego Simeonen pas fitores ndaj Las Palmas

La Liga
Kalo në kategori