LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM demanton se janë pranuar propozimet e tyre për Ligjin për PSP-në

OBRM-PDUKM demanton se janë pranuar propozimet e tyre për Ligjin për PSP-në

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka reaguar ndaj deklaratave të Zoran Zaevit, i cili sot tha se janë pranuar një pjesë e propozimeve të opozitës në lidhje me Ligjin e Prokurorisë Publike.

Nga OBRM-PDUKM thonë se kryeministri Zaev nuk e ka lexuar propozimin e ri, të cilin ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska e ka dorëzuar tek përfaqësuesi i tyre, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ose Zoran Zaev nuk e ka lexuar propozimin e ri të cilën ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e ka dorëzuar tek përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, ose vazhdon me vetëdije të mos e flet të vërtetën në opinion dhe kurdis se kinse pushteti është bashkëpunues”.


“E dyta, e papranueshme është retorika e pushtetit dhe parimi merre ose lëre të cilat nuk shkojnë në interes të procesit. E treta, pushteti mundet në mënyrë artificiale të formojë dy të tretën e shumicës siç e tregoi edhe praktikisht periudhën e kaluar por ajo nuk do të sjell cilësi të reformave as edhe do t’u jep legjitimitet pa marrëveshje me OBRM-PDUKM-në”, thuhet në reagimin e opozitës maqedonase.

Ata shtojnë se udhëheqja e tillë eventuale e procesit nënkupton tregim të muskujve në politikë dhe asnjëherë nuk mund të jetë reformë, por hallkë e përllogaritjes së Zaevit me kundërshtarët politik.

Ndryshe, sot kryeministri Zaev njoftoi se është arritur pajtueshmëri për disa çështje me opozitën për Ligjin për PSP-në, duke shtuar se “bombat” nuk do të përdoren si dëshmi për rastet që janë hapur pas skadimit të afatit të PSP-së./Telegrafi/

Zaev: Janë pranuar një pjesë e sugjerimeve të opozitës, “bombat” nuk do të vlejnë për rastet pas 30 qershorit të vitit 2017
Lexo po ashtu Zaev: Janë pranuar një pjesë e sugjerimeve të opozitës, “bombat” nuk do të vlejnë për rastet pas 30 qershorit të vitit 2017

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori