Evropa ka mprehur qëndrimin politik ndaj Kinës, duke konsideruar për herë të parë, Pekinin si një rival sistematik.
Në një komunikim strategjik që përcaktoi dhjetë propozime për trajtimin e Pekinit, Komisioni Evropian gjithashtu kritikoi vende të tilla si Italia, pasi kishin krijuar lidhje të ngushta me programin historik të Kinës “Një Brez, Një Rrugë”, i cili promovon tregtinë kineze përmes infrastrukturës që kalon nga Azia në Evropë.
Siç shkruan Politico, duke iu larguar qasjes së saj të zakonshme ndaj Pekinit, BE-ja e quajti Kinën “një konkurrent ekonomik në ndjekje të lidershipit teknologjik dhe një rivale sistematike që promovonte modele alternative të qeverisjes”. Ky ton i ashpër në Bruksel përkon me planet franko-gjermane, për të pasur një strategji evropiane industriale më mbrojtëse, të mbështetur nga sektorët kryesorë evropianë, duke filluar nga telekomi deri në inxhinieri.
Në një shenjë se Berlini po e ndikon fuqishëm strategjinë, lobi kryesor i biznesit të Gjermanisë (BDI), gjithashtu kohët e fundit ka filluar të përshkruajë Pekinin si një “konkurrent sistematik”.
“Në Evropë ka një vlerësim më të madh se ka ndryshuar balanca e sfidave dhe mundësive të paraqitura nga Kina. Në dekadën e fundit, fuqia ekonomike e Kinës dhe ndikimi politik janë rritur me shkallë dhe shpejtësi të pashembullt, duke reflektuar ambiciet e saj për t’u bërë një fuqi botërore”, tha Komisioni në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
Gjuha e BE-së tregon një ndryshim të dukshëm të strategjisë. Strategjia e fundit BE-Kinë, e miratuar rreth tre vjet më parë, ishte e kujdesshme në kritikat e saj ndaj praktikave tregtare të Kinës, siç janë blerjet strategjike të prodhuesve kryesorë të teknologjisë evropiane si pjesë e strategjisë “Made in China 2025”.
“Ajo që duam, është të shmangim përfundimin në një situatë ku ne jemi të detyruar të konkurrojmë me subvencionet publike. Ne besojmë në ekonominë e tregut social dhe nuk jemi në favor të ekonomisë së subvencionuar”, tha zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Jyrki Katainen.
Sipas eurodeputetes holandeze, Marietje Schaake, thotë se në mungesë të një strategjie evropiane, Kina ka arritur të fusë një këmbë në derë në shumë kryeqytete evropiane.
“Në mungesë të një strategjie evropiane, Kina ka arritur të fusë një këmbë në derë në shumë kryeqytete evropiane. Kina është e aftë të vërë vendet evropiane kundër njëri-tjetrit. Për shembull, investimi kinez në një port të Greqisë i mundëson të bllokojë një qëndrim të përbashkët të BE mbi të drejtat e njeriut në Kinë”, tha Katainen.
Ditë më parë, Komisioni i Tarifave Doganore pranë Këshillit të Shtetit të Kinës vendosi pezullimin e tarifave doganore shtesë ndaj automjeteve dhe pjesëve të këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova