LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet masakra e Rezallës, dhimbja nuk u lehtësua as pas dy dekadave (Video)

Përkujtohet masakra e Rezallës, dhimbja nuk u lehtësua as pas dy dekadave (Video)

Në 20 vjetorin e masakrës së Rezallës, familjarët kujtojnë ditën që ju morën më të dashurit e tyre. Ndërkohë që u tha se janë të zhgënjyer nga institucionet e drejtësisë për zbardhjen e të gjitha krimeve nga forcat serbe në Kosovë.

Isha ushtar i UÇK-së, shokët më sollën orën e babës e më thanë baba t’u është vra bashkë me 50 të masakruarit në Rezallë, rrëfen Ali Kelmendi njëri nga familjarët e të masakruarve atë ditë

“Moment i rëndë. Kam qenë i veshur ushtarë dhe shokët më kanë prurë orën e tij. Kemi shkuar e kemi marrë babën dhe e kemi varrosur në varrezat e Marinës. Disa janë gjetur disa tjerë ende nuk kanë mundur të gjenden”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ali Kelmendi.


Xhevat Aruqi i cili po ashtu ka humbur babin në masakrën e Rezallës, nuk mund të përmbahet kur tregon se tek pas 16 vitesh e kishte gjetur trupin e tij.

Ai rrëfen për 5 prillin e vitit 1999, ditën kur kishin mbledhur banorë të Rezallës e i kishin masakruar.

“Mbaj në mend që është rrethuar fshati nga të gjitha anët. Kanë marrë pleqtë dhe fëmijët dhe i kanë tubuar në këtë vend. I kanë nda gratë prej fëmijëve dhe i kanë vra djemtë 15 vjeçar”, shprehet Xhevat Aruqi.

Masakra e Rezallës, Aruqit i mori edhe djalin e axhës, kushëririn e parë dhe njerkën.

Aktin makabër e kishte parë më sytë e tij Behar Deliu, atij, i kishin vrarë vëllanë, kur më pastaj këtë e kish vënë re nëna e tij.

“Ka shkuar pluhur, piskamë. Vëllain e ka kapur nëna. Ai i është ankuar duke i thënë “nënë kam dhimbje të barkut”. Kur nëna i ka vendosur dorën te barku, e ka parë që aty po rrjedh gjak”, rrëfen Behar Deliu.

Të gjithë këta të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk janë të kënaqur nga organet e drejtësisë, ndërkaq ankesa patën edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare për zbardhjen e këtyre rasteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori