LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Kam besim se do të marrim datë konkrete për negociatat me BE-në

Zaev: Kam besim se do të marrim datë konkrete për negociatat me BE-në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot tha se është i bindur se në muajin qershor shteti do të merr datë për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zaev tha se të gjitha kriteret janë plotësuar, përveç Ligjit për Prokurorinë Publike për të cilin tha se do të arrihet me dialog politik, për cjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve nëse do të mbajë përgjegjësi nëse nuk ka datë në qershor, kryeministri u përgjigj se nuk do të mbajë përgjegjësi sepse vendi do të marrë datë për negociata.


“Për shkak të asaj që së pari do të kemi datë, pyetjet që për momentin shqyrtohen, hapësira e ngushtë mes zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, pas të cilave shpallet raporti i Komisionit Evropian edhe katër ditë disa parlamente kanë mundësi ta miratojnë atë raport që t’u japin “pas” vendeve anëtare të Këshillit të BE-së ta sjellin vendimin”, tha Zaev.

Ai potencoi se Ligji për Prokurorinë Publike është përgatitur në mënyrë transparente dhe se shumicë e madhe qëndron pas tij.

“Shumicë e madhe qëndron pas Ligjit. Duhet për fat të keq të sigurohet shumicë prej dy të tretave, nëse e sigurojmë ne nuk kemi kusht tjetër që është nga pjesa e kritereve që na janë dhënë për marrje të datës. Do të thotë të gjtiha kushtet tjera që na ishin dhënë gjatë datës së projektuar për fillim të negociatave janë plotësuar, mbeti vetëm pjesa politike, në dakordim për miratim të ligjit për Prokurorinë Publike”, sqaroi Zaev.

Shtoi se edhe disa ligje duhet të miratohen në Parlament, ndërsa ato janë Ligji për këshillin e prokurorëve publik, dhe ligjet për shërbimet e sigurisë, për të cilat është arritur dialog politik mes të gjithë faktorëve politik.

Zaev këto komente i bëri pas takimit me Odat Ekonomike për nismën e vendosjes së orarit të shkurtuar të punës gjatë shfrytëzimit të mungesës prindërore./Telegrafi/