LAJMI I FUNDIT:

Kurti në dhjetëvjetorin e Shqipërisë në NATO: Nuk ka bashkërendim të politikave mes Tiranës e Prishtinës

Kurti në dhjetëvjetorin e Shqipërisë në NATO: Nuk ka bashkërendim të politikave mes Tiranës e Prishtinës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ka mungesë të një bashkërendimi të politikave të jashtme, të mbrojtjes e të brendshme mes Tiranës e Prishtinës.

Kurti në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kjo po ndodhë për faktin sepse mungon puna e vullneti i atyre që janë në pushtet.

Kurti këtë e ka thënë në 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, ku theksoi se hyrja në Aleancë e këtyre vendeve në të njëjtën datë nuk duhet konsideruar e rastësishme.


10 vite më parë, në samitin e NATO-s të mbajtur në Strasburg e në Kiel, u anëtarësuan në këtë aleancë Shqipëria e Kroacia. Për ne si shqiptarë kjo datë është e rëndësishme, pasi e përforcon pozitën gjeopolitike të Shqipërisë e të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit ku gjithnjë ka pasur e do të ketë interesa hegjemonike nga shtete e kapital që kontrollohet prej Rusisë.
Anëtarësimi në NATO është një përparim i rëndësishëm për Shqipërinë. Por, në vend se të lexohet si hyrje në një strukturë që e mundëson forcimin e kapaciteteve njerëzore, teknike dhe ekonomike për ushtrinë, shpesh hyrja në NATO është interpretuar si një heqje qafe e ushtrisë, se “tani do të na mbrojë NATO-ja”.
Ky interpretim është i gabuar, pasi NATO është aleancë, e në aleancë duhet të kontribuojnë të gjithë proporcionalisht. Nuk është supermarket, ku hyn si klient për të blerë mbrojtje. Fundja, NATO nuk ka armatim të vetin, por veçse atë të vendeve anëtare. Prandaj është gabim të mendohet se mjafton të hysh në NATO si territor, pa hyrë edhe me ushtri.
Hyrja në NATO e Shqipërisë në të njëjtën datë me Kroacinë nuk duhet konsideruar e rastësishme. Asaj i parapriu «Karta e Adriatikut», e cila ishte projekti për të penguar daljen e Rusisë përmes Serbisë në detin Adriatik.
Koncepti i NATO-s për bashkërendimin e Kroacisë me Shqipërinë, është një thirrje për rritjen e bashkëpunimit Tiranë-Zagreb, i cili e ka potencialin të jetë një bosht me interes, si për zhvillimin ekonomik e infrastrukturor, ashtu edhe për politikat e sigurisë e të mbrojtjes.
Vizioni më i përshtatshëm gjeostrategjik për shqiptarët do të mund të ishte trekëndëshi primar Shqipëri – Kroaci – Bullgari, i shoqëruar nga trekëndëshi i dytë Mal i Zi – Maqedoni – Bosnje e Hercegovinë.
Në një kuadër të tillë gjeopolitik, brenda aleancës veri-atlantike, sigurohen e përparohen më së miri interesat e shqiptarëve e të vendeve e popujve miqësorë në Ballkan.
Por, realizimi i një vizioni të tillë do të kërkonte paraprakisht një bashkërendim të politikave të jashtme, të mbrojtjes e të brendshme mes Tiranës e Prishtinës, të cilin aktualisht nuk e kemi, sepse mungon puna e vullneti i atyre në pushtet“, ka shkruar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori