LAJMI I FUNDIT:

Toka e KRU Prishtinës, së shpejti në pronësi të Komunës së Prishtinës

Toka e KRU Prishtinës, së shpejti në pronësi të Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se toka e KRU Prishtina, tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ku tha se kërkesa për këtë është bërë vitin e kaluar pranë MZHE-së e KRU Prishtinës.

Ahmeti theksoi se këtë kërkesë e ka aprovuar Bordi i KRU Prishtinës.


“Një lajm jashtëzakonisht i mirë për Fushën e Pajtimit.

Toka e KRU Prishtina tek Fusha e Pajtimit është tepër afër të kalojë në pronësi të Komunës së Prishtinës. Vitin e kaluar e kemi bërë këtë kërkesë pranë MZHE-së e KRU Prishtinës. Kemi pasur edhe shumë takime. Këto ditë Bordi i KRU Prishtinës e ka aprovuar këtë kërkesë. Tash çështja do kalojë pranë Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike për aprovim e pastaj tek Qeveria e Kosovës. Shpresoj që këto dyja po ashtu ta aprovojnë këtë kërkesë.

Arsyeja është e thjeshtë. Kjo tokë ka kapacitet të absorboj një çerdhe apo shkollë, një park dhe një fushë sportive. Shtoja kësaj edhe faktin se banorët e banesave sociale te Fusha e Pajtimit do kenë qasje të menjëhershme te kjo infrastrukturë e re.

Shumë faleminderit KRU Prishtina e MZHE për gjithë përkrahjen që e keni ofruar deri më tash”, ka shkruar në Facebook i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori