LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje rreth arrestimit të dyshuarit për vrasjen në kazionon e Lipjanit

Policia jep detaje rreth arrestimit të dyshuarit për vrasjen në kazionon e Lipjanit

Zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë në orët e vona të mbrëmjes kanë mbajtur një konferencë në lidhje me arrestimin e një të dyshuari për vrasje kohë më parë në një kazino në Lipjan.

Zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur sonte dhe me këtë rast janë konfiskuar edhe prova materiale.


“Pak më parë është raportuar për arrestimin e personit të dyshuar në involvimin e vrasjes së një personi, i cili ka ndodhur në një kazino në Lipjan. Policia e Kosovës që pas vrasjes së atij personi kanë marrë veprime intensive në funksion të zbardhjes së këtij rasti dhe sonte rreth orës 20.00 një person i dyshuar është arrestuar dhe janë konfiskuar dëshmi relevante lidhur me rastin”, tha ai.

Detajet shtesë lidhur me arrestimin dhe operacionin policor ka folur drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës, Rexhep Sijarina.

“Sonte pas një pune intensive është arritur të arrestohet personi i dyshuar që e kemi identifikuar dhe në koordinim me prokurorin prezent e kemi arrestuar dhe janë konfiskuar dy armë, dhe prova tjera materiale, një veturë që është pjesë e rastit. Ne jemi duke punuar intensivisht për të vazhduar me procedurat tjera”, tha ai.

Ndërsa, prokurori i rastit, Armend Hamiti tha se si prokurori kanë punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rast, ku është arritur arrestimi i personit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

“Kemi qenë non-stop në koordinim dhe sot kemi arritur të arrestojmë të dyshuarin, ku janë gjetur disa prova materiale që do të shkojnë në ekzaminime dhe do të merren deklarata dhe do të shikojmë për të parë nëse ka persona të tjerë të involvuar për të cilët nuk kemi informata momentalisht, dhe me një punë intensive pas dy jave shumë të gjatë derisa kemi arritur në rezultatin e sotëm. Kjo tregon se me një bashkëpunim të mirë të policisë dhe prokurorisë mund të ketë rezultate të mira në luftimin e krimit”, tha Hamiti.

Sipas prokurorisë, personi i dyshuar për vrasjen në një kazino në Lipjan do të merret nesër në intervistim.

Ndryshe, pas rastit të fundit në Lipjan, i dyti ky me fatalitet brenda një kohe të shkurtër në lojërat e fatit në Kosovë, këto të fundit janë mbyllur për dhjetë vjet me vendim të Qeverisë së Kosovës përmes ligjit të ri të miratuar në Kuvend./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori