LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Akar: Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes

Xhaferi-Akar: Maqedonia dhe Turqia kanë bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim ishin të pranishëm edhe Hari Lokvenec, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Ilija Nikolovski, zëvendës i kryetarit të Komisionit.

Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi nga realizimi i takimit me ministrin e një vendi mik, i cili në vazhdimësi e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ai vlerësoi se mbajtja e komunikimit intensiv ndërmjet dy vendeve në nivel të lartë, kontribuon fuqishëm në përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme.


Si ministër i mëparshëm dhe zv. ministër i Mbrojtjes, kryetari Xhaferi mund të dëshmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë kanë bashkëpunim të gjatë dhe të suksesshëm në fushën e mbrojtjes, ndërsa besimi i ndërsjellë reflektohet edhe në pjesëmarrjen e përbashkët të pjesëtarëve të armatave të të dy vendeve në proceset paqësore. Ai sugjeroi se ushtarët tanë për momentin janë pjesë e kontingjentit turk në misionin e NATO-s “Mbështetje Vendimtare” në Afganistan.

Siç thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit, Xhaferi e informoi mysafirin për agjendën reformuese dhe për përparimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore përmes tejkalimit të dallimeve dhe çështjeve të hapura me fqinjët në dy vitet e kaluar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori