LAJMI I FUNDIT:

3 vite burg për mashtrim me dokumente zyrtare

3 vite burg për mashtrim me dokumente zyrtare
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A.M. për shkak të veprës penale Legalizim i përmbajtjes së rremë nga neni 403 par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I akuzuari A.M. është shpallur fajtor dhe është dënuar më dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, të cilin dënim do ta mbajë nga dita kur aktgjykimi merr formë të prerë.

I akuzuari A.M. në vitin 2014 në Agjencinë e Kosovës për Akreditim kishte vënë në lajthim organin kompetetent që në një dokument publik të vërtetojë një çështje të pavërtetë, të paraparë për të shërbyer si provë në një çështje ligjore”, thuhet në njoftimin për media.


Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi palaka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/