LAJMI I FUNDIT:

Tri ndeshje radhazi gol nga goditja e dënimit, këtë e bën Lionel Messi dhe atë më shumë stil

Tri ndeshje radhazi gol nga goditja e dënimit, këtë e bën Lionel Messi dhe atë më shumë stil

Lionel Messi nuk ka të ndalur, pasi në ndeshjen ndaj Villarrealit, ai përsëri e la vulën e tij.

Në një ndeshje që u kthye në dramë dhe u mbyll 4-4, argjentinasi e nisi nga stoli.

Lionel Messi e Gerard Pique në bankën rezervë. (Photo by Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images)

Ai arriti të shënojë kur rezultati ishte 4-2, nga një goditje e dënimit, e gjuajtur me shumë fines.


Messi goditi në këndin ku ishte portieri, për ta dërguar rezultatin në 4-3.

https://twitter.com/zw10hd/status/1113193108274143232

Në fund shënoi edhe Suarez për ta dërguar rezultatin në 4-4.

Ky gol nga goditja e dënimit ishte i treti me radhë për Messin, pasi shënoi edhe ndaj Betisit dhe Espanyolit.

Në përgjithësi është goli i gjashtë nga goditjet e dënimit këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/