LAJMI I FUNDIT:

Emocionet në nivel tjetër: Përfaqësuesja e Kosovës tashmë edhe me himn për në “Euro 2020”, interpretuesit e këngës shpalosin detajet

Emocionet në nivel tjetër: Përfaqësuesja e Kosovës tashmë edhe me himn për në “Euro 2020”, interpretuesit e këngës shpalosin detajet

Që me pranimin e Kosovës në UEFA, në maj të vitit 2016, futbolli i Kosovës shkoi në një nivel tjetër.

Paraqitja e lojtarëve të përfaqësueses sonë po cilësohet si një ndër më të mirat dhe si rrjedhojë rruga drejt “Euro 2020” nuk duket aspak si një mision i pamundur për Kosovën.

Si Përfaqësuese, e cila për momentin nuk shënon asnjë humbje, vetëm një barazim dhe performancë të lartë janë tregues se Kosova po përgatitet që në rast kualifikimi në “Euro 2020” gjithçka të jetë në vendin e duhur.


Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll (Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Sigurisht që me një stadium tashmë të kompletuar, klub të tifozëve në rritje dhe kushte më të mira për futboll, nuk mund të mungonte edhe një këngë përcjellëse, për të motivuar edhe më tepër futbollistët tanë drejt fitores.

Këngëtarët Florent Abrashi dhe Jehona Lumi janë dy emrat të cilëve u është besuar kjo përgjegjësi, dhe që do të jenë intepretues të himnit të Përfaqësueses së Kosovës për “Euro 2010”, një projekt ky i nisur nga organizatori Emir Krasniqi.

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtari nga Gjakova shprehet i lumtur që iu besua kjo detyrë, të cilën e ka marrë me mjaft përgjegjësi.

“Normalisht isha shumë i kënaqur për përzgjedhjen, po edhe e pashë si një mundësi të mirë për të bërë diçka për ekipin tonë, pasi është hera e parë që merrem me këtë lloj projekti. Më është bërë qejfi shumë, dhe jam munduar ta arsyetoj maksimalisht prezencën time në këtë projekt”, ka thënë Florent Abrashi për Telegrafin.

Pamje nga xhirimet e klipit “Gol duam gol” – kënga përcjellëse e Përfaqësueses së Kosovës në “Euro 2020” (Foto: Telegrafi)

Duket se me të njëjtin entuziazëm interpretimin e këngës përcjellëse e ka pritur edhe këngëtarja Jehona Lumi, që gjithashtu është pjesë e këtij projekti.

“Ndihem jashtëzakonisht e lumtur për këtë gjë, sidomos për faktin kur Kosova për herë të parë merr pjesë në kualifikimet për ‘Euro 2020’, unë dhe Florenti kemi fatin të këndojmë këngën përcjellëse… Ishin disa këngë të cilat u realizuan për nder të Kombëtares tonë, por ndoshta projekti ynë ishte më afër finalizimit dhe kështu u përzgjodh që të jetë kënga e cila do të ndjekë Kosovën në këtë eliminator apo kualifikime për “Euro 2020″ të cilat zgjasin për një vit e gjysmë. Jam tejet entuziaste, pas paraqitjes tonë para fillimit të ndeshjes Kosovë- Bullgari, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ së bashku me rreth 20 bateristë që na shoqëruan e që ishin pjesë e projektit, pamë se i gjithë publiku këndonte zhurmshëm bashkë me ne, ky fakt na gëzoi pa masë, aq më shumë kur kënga u publikua me tekst vetëm disa ditë para ndeshjes, nuk e besonim se do këndohej aq fort sa ndodhi më 25 Mars”, tha Jehona Lumi për Telegrafin.

Ndërkohë, kënga përcjellëse e Përfaqësueses së Kosovës do të mbajë titullin “Gol duam gol”, dhe është ripërpunim i një kënge të famshme të grupit “Lindja”.

Këngëtari Abrashi për Telegrafin tregon tutjet ndryshimet që janë bërë në këtë këngë, si dhe kush janë bashkëpunëtorët që u kujdesën për kompozimin dhe orkestrimin e saj.

“Ndryshimet në tekst janë të vogla, por janë bërë me pëlqimin e grupit “Lindja” si dhe në bashkëpunim me tifozët “Dardanët” dhe Federatën e Futbollit të Kosovës. Janë ndryshuar disa pjesë për ta përshtatur më shumë me ekipin e Kosovës. Për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rinor Ukimeri, njëkohësisht bashkë-ideator i këtij projekti”, thotë Florenti.

Atmosfera në maksimum gjatë xhirimeve të klipit “Gol duam gol” – kënga përcjellëse e Përfaqësueses së Kosovës në “Euro 2020” (Foto: Telegrafi)

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” më datë 25 mars, ku Kosova u përball me Bullgarinë, duke u ndarë në rezultat 1-1, pikërisht në atë mbrëmje u zhvilluan edhe xhirimet e klipit “Gol duam gol”.

Prezenca e mijëra tifozëve dhe atmosfera në kulm, bën që gjithçka rreth xhirimeve të shkojë si më së miri. Këngëtarët Abrashi dhe Lumi e cilësuan si moment magjik.

“Emocionet gjate xhirimit ishin shumë të bukura dhe të reja, të paprovuara për mua. Gjëja më e bukur ishte parakalimi para publikut, të cilët bashkë me tifozët brohorisnin emrin e Fadil Vokrrit, ishte drithëruese dhe shumë e bukur. Jam shumë i lumtur që isha aty atë natë. Xhirimet kanë përfunduar, por vetëm në pjesën e parë, ne kemi edhe një pjesë për ta xhiruar, dhe pastaj më vone do të prezantohet për publikun”, pohoi Florent Abrashi për Telegrafin.

“Xhirimet shkuan mjaft mirë, por kemi edhe një pjesë tjetër të cilën do e xhirojmë gjate kësaj jave, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku do të na bashkëngjitet edhe një pjese e madhe e ‘Dardanëve’ . Presim që kënga do të shpërndahet akoma më shumë e në ndeshjet e radhës do ta këndojmë sërish të gjithë së bashku me zë akoma më të lartë…”, ka thënë Jehona për Telegrafin.

“Gol duam gol” do të përmbajë disa elemente kombëtare, dhe këtë gjë e ka zbuluar ekskluzivisht për Telegrafin interpretuese Florent Abrashi.

Ndërsa sa i përket datës së publikimit, ajo ende nuk është caktuar.

“Publikimi i klipit do të bëhet më vonë, ndoshta mbas dy javësh; Sa i përket elementeve kombëtare, përveç helmetës shumë të njohur të Dardanëve që është njëkohësisht pjesë e tifozërisë së “Dardanëve”, nuk do të ketë shumë elemente tjera”, ka thënë Florenti më tej.

Florent Abrashi dhe Jehona Lumi, interpretuesit e këngës përcjellëse të Përfaqësueses së Kosovës në “Euro 2020” (Foto: Telegrafi)

Tani që Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një himn të saj, tifozët pyesin nëse kënga do të interpretohet ‘live’ para çdo ndeshje, teksa kjo gjë ende mbetet të shihet thuhet sipas protagonistëve, por që një gjë është e sigurt: Me apo pa prezencën e këngëtarëve, “Gol duam gol” do të jetë gjithnjë prezente si këngë para çdo ndeshje që do të zhvillojë Kosova.

“Ideja është që të interpretohet para çdo loje, por nuk jemi të sigurt që kushtet na lejojnë që të jemi prezent në çdo lojë, si pasojë e kufizimeve dhe rregullave strikte nga UEFA. Të paktën kënga do të lëshohet ‘playback’ në ndeshjet kryesore të Kosovës”, ka cituar Florent Abrashi për Telegrafin.

Pamje nga xhirimet e klipit “Gol duam gol” – kënga përcjellëse e Përfaqësueses së Kosovës në “Euro 2020” (Foto: Telegrafi)

Në rast kualifikimi në “Euro 2020”, futbollistët e Kosovës do të udhëtojnë në disa shtete evropiane për të zhvilluar ndeshjet, e ndërsa nëse gjithçka shkon mirë, edhe interpretuesit e himnit do të jenë me ta për të kënduar së bashku, të paktën në ndeshjet më të rëndësishme që Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë.

“Këtë gjë akoma nuk e dimë, por shpresojmë që së pari Kosova të kualifikohet e pastaj shohim se si shkon organizimi dhe pse jo, ne me vullnetin më të madh do të jemi aty për t’i dhënë kur ajo dhe për t’i mbështetur djemtë që përfaqësojnë shtetin tonë”, ka deklaruar në përfundimin e bisedës Jehona Lumi.

Telegrafi ka përcjell nga afër xhirimet e kryera në Stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes së Kosovës me Bullgarinë, ku emocionet dhe atmosfera impozante nuk munguan si nga futbollistët, ashtu edhe “Dardanët”. /Telegrafi/

Pamje nga xhirimet e “Gol duam gol”, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Telegrafi)

Pamje nga xhirimet e “Gol duam gol”, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Telegrafi)

Pamje nga xhirimet e “Gol duam gol”, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Telegrafi)

Pamje nga xhirimet e “Gol duam gol”, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Telegrafi)

Pamje nga xhirimet e “Gol duam gol”, në stadiumin “Fadil Vokrri” (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori