LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin në Celinë, ku humbi jetën një person

Kjo është gjendja shëndetësore e të lënduarve në aksidentin në Celinë, ku humbi jetën një person

Një person ka vdekur dhe katër persona janë lënduar në një aksident trafiku, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15, në rrugën Gjakovë-Prizren, saktësisht në fshatin Celinë të Rahovecit.

Në aksidentin e së dielës, ku janë ndeshur dy automjete, ku në vendin e ngjarjes ka mbetur një i vdekur, derisa personat e lënduar janë dërguar në emergjencë në Gjakovë.

Siç raporton RTV21, Dr. Jeton Vorfi nga Spitali Rajonal i Gjakovës ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.


“Mbrëmë rreth orës 21:50 janë sjellur në Repartin e Emergjencës katër të lënduar në aksident trafiku. Tek dy prej tyre është intervenuar në repartin e ortopedisë dhe janë jashtë rrezikut. Ndërsa dy të tjerët kanë marrë lëndime të lehta, por që të katërtit janë të hospitalizuar”, ka bërë të ditur Vorfi.

Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën me shpejtësi rreth 200 km/h
Lexo po ashtu Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën me shpejtësi rreth 200 km/h

Sipas dyshimeve të para, shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e madhe njërës nga veturat dhe tejkalimi i gabuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori