LAJMI I FUNDIT:

“2 Gisht Mjaltë” edhe në Prishtinë, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi: Faleminderit që na mirëpritët

“2 Gisht Mjaltë” edhe në Prishtinë, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi: Faleminderit që na mirëpritët

Në kinemanë më të madhe në vend, “Cineplexx Kosovo” është dhënë premiera e komedisë romantike “2 Gisht Mjaltë”, me protagonistë dy figurat e njohur publike: Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.

Komedia e cila trajton temën e martesës së konsumuar të një çifti, një ditë pas premierës gjigante në Tiranë, u promovua edhe në Prishtinë.

Të pranishëm për të ndjekur nga afër premierën ishin figura të shumta publike nga arti, politika dhe televizioni, ndër ta edhe vet aktorët kryesorë: Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata.


Tuna Sejdi, Armend Regjepagiqi, Ana Kabashi, Labi e Adrola Dushi ishin vetëm disa nga emrat që nuk munguan në këtë mbrëmje.

Emocionet më të mëdha përfshin dy yjet e mbrëmjes, të cilët nuk hezituan të flasin shkurtër rreth entuziazmit të tyre para kamerës së Telegrafit.

Tuna dhe Amarda Toska të pranishme në premierën e komedisë “2 Gisht Mjaltë” në Prishtinë (Foto: Cineplexx Kosovo/Facebook)

E buzëqeshur dhe me plot sharm, Elvana tha se kjo mbrëmje shkoi shumë mirë, ashtu edhe siç pritej, pasi i njëjti sukses i shënuar në Tiranë, u pa edhe në Prishtinë.

“Është një mbrëmje shumë e bukur, faleminderit të gjithëve që keni ardhur dhe që e keni pëlqyer filmin”, ka thënë Elvana për Telegrafin.

Elvana Gjata (Foto: Telegrafi)

“Po, do ta vazhdoj, do ta vazhdoj sepse e shikoj që po ju pëlqej kështu edhe…kështu që faleminderit me gjithë zemër”, ka pohuar Elvana.

Edhe komediani i njohur, Ermal Mamaqi, ishte mjaft i entuziazmuar për premierën e “2 Gisht Mjaltë”, në Prishtinë. Ai për Telegrafin tha se gjithçka shkoi mirë dhe eksperienca e parë me Elvanën si aktore ishte e veçantë.

“Shkoi shumë mirë…Elvana ka qenë një zbulim, një diamant i mbuluar, që tani do hapi një dritare shumë të madhe në karrierën e saj si aktore”, ka thënë Ermal Mamaqi.

Ermal Mamaqi (Foto: Telegrafi)

Ishte hera e parë që Ermali ftoi Elvanën për një projekt filmik, ndërsa i pyetur nëse pritet që Elvana të bëjë të njëjtën gjë në muzikë, ai nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Po, unë e kam marr i pari Elvanën në muzikë, kështu që pritet”, ka përfunduar Ermali për Telegrafin.

“2 Gisht Mjaltë” dhuroi plot të qeshura në sallën e mbushur plot me të ftuar, por edhe qindra fansa të cilët kishin ardhur enkas për të takuar idhullin e tyre, Elvanën. /Telegrafi/

Pamje nga premiera e “Gisht Mjaltë” në Prishtinë (Foto: Cineplexx Kosovo/Facebook)
Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Gjesti në BBVA por Xheneta i kërkon produksionit që t'ia sjellin brenda në shtëpi

Magazina
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët

Magazina
Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Drilonit i dridhen duart, videoja që ka ngritur shqetësim tek përdoruesit në internet: A është mirë me shëndet?

Magazina
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin

Magazina
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP

Magazina
Steven Gerrard po bëhet gjysh, vajza e tij është në pritje të ëmbël

Steven Gerrard po bëhet gjysh, vajza e tij është në pritje të ëmbël

Magazina
Kalo në kategori