LAJMI I FUNDIT:

Negociatat për Ligjin për PSP-në do të vazhdojnë gjatë fundjavës, qeveritarët optimist për marrëveshje me opozitën

Negociatat për Ligjin për PSP-në do të vazhdojnë gjatë fundjavës, qeveritarët optimist për marrëveshje me opozitën

Kryeministri Zoran Zaev sot njoftoi se gjatë fundjavës do të vazhdojnë bisedimet mes grupeve të punës së LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për Ligjin për Prokurorinë Publike, me të cilin do të zgjidhet edhe statusi i Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Zaev shpreson që do të bëhet hap pozitiv në bisedimet me OBRM-PDUKM-në, si dhe grupet tjera parlamentare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mbrëmë kishim takim me deputetët, biseduam për thelbin e ligjit. Bisedimet do të vazhdojnë. Besoj që gjatë fundjavës më së voni do të vazhdojë takimi mes ministres së Drejtësisë dhe ekipit të saj me partinë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM”.

“Besoj se do të kemi një hap të rëndësishëm përpara që të presim edhe hapat e tjerë pozitivë me grupin e ri parlamentar të OBRM-PDUKM-së, gjegjësisht tetë deputetët, si dhe me Aleancën për Shqiptarët, por edhe me Lëvizjen Besa dhe përfaqësues të tjerë në Kuvend”, tha Zaev.

Grupet e punës dje mbajtën takim për ligjin e ri për PSP0në, por nuk arritën marrëveshje.

Edhe ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, sot tha se bisedimet nuk kanë dështuar si dhe do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Sa i përketë seancës në të cilën do të votohet ky ligj nëse arrihet marrëveshje mes partive, ajo tha se e drejta për të thirrur seancë i takon kryetarit të Kuvendit. Theksojmë se më herët Deskoska dhe Xhaferi lëshuan deklarata të kundërta në lidhje me thirrjen e seancës.

Ndryshe, përveç takimeve mes LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për ligjin për PSP-në, kryeministri Zoran Zaev ka ftuar në negociata edhe liderët e opozitës shqiptare, Bilall Kasami dhe Ziadin Sela./Telegrafi/