LAJMI I FUNDIT:

“Viva Fresh Store” shpërblen zjarrfikësit në Gjakovë

“Viva Fresh Store” shpërblen zjarrfikësit në Gjakovë

Qendrën e zjarrfikësve në qytetin e Gjakovës, sot e vizitoi pronari i kompanisë Viva Fresh sh.p.k, Xhevdet Rexhepi me ç’rast i falënderoi të gjithë ata për punën dhe kontributin që kanë dhënë në eliminimin e dëmeve të mëdha që kanë mundur të ndodhin si pasojë e zjarrit të madh që përfshiju njërën nga pikat e kësaj kompanie në qytetin e Gjakovës.

Sipas një njoftimi, si shenjë mirënjohje, për të gjithë stafin profesional të zjarrfikësve të cilët kanë qenë të angazhuar në shuarjen e zjarrit gjatë djegies së kësaj qendre, pronari i kësaj kompanie, vendosi që t’i shpërblejë të gjithë ata të cilët kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejtë në aksionin e madh të shuarjes së zjarrit.


Në aksionin e zjarrfikësve, përfshirë edhe logjistiken profesionale, gjithsej kanë qenë të angazhuar një grup prej 50 personave të cilët arritën që ta kryejnë një punë të madhe dhe mjaft profesionale.

“Falë punës dhe përkushtimit të tyre, kompania ka arritur që të pësojë më pak dëme të konsiderueshme në krahasim më atë që ka mundur të ndodh, nga zjarr i madh i cili përfshiju objektin e saj në qendër të Gjakovës”, thuhet në njoftim.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori